KOSOVË, PRESIDENTJA OSMANI PARALAJMËRON HEQJEN E VIZAVE NGA KATARI

epa10028950 Kosovo President Vjosa Osmani Sadriu arrives for an EU-Western Balkans leaders' meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani.

Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale shkroi se me emirin Al Thani, të cilin e quajti mik dhe aleat të Kosovës, foli për një marrëveshje të ardhshme për heqjen e regjimit të vizave nga Katari ndaj Kosovës dhe mundësisë për investime në Kosovë.

“Diskutuam marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me Katarin, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të regjimit të vizave”, theksoi Osmani.

Presidentja Osmani gjatë këtij muaji pati njoftuar që qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza edhe drejt Emirateve të Bashkuara Arabe të cilat kanë kufi detar me Katarin.

Nga 1 janari 2024, vendet e zonës Schengen me vendim të Parlamentit Evropian kanë hequr regjimin e vizave për Kosovën, ndërsa po ashtu gjatë këtij muaji një vendim të tillë e mori edhe Spanja e cila ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

SHARE