FERMERËT I VËNË FLAKËN BRUKSELIT / PROTESTA NË MBARË EUROPËN PËR SUBVENCIONET

Të paktën një mijë traktorë bllokuan disa rrugë në Bruksel, ku u përqëndruan sidomos në afërsi të Lagjes Evropiane, ku liderët e BE-së janë të pranishëm për Këshillin e jashtëzakonshëm Evropian.

Këto protesta lidhen me subvencionet për naftën për bujqësinë dhe lehtësimin e rregulloreve për mbrojtjen e mjedisit. Fermerët, të cilët mbërritën nga e gjithë Evropa për të protestuar kundër Politikës së Përbashkët Bujqësore dhe Marrëveshjes së Gjelbër, bllokuan pjesën Parlamentit Evropian dhe ndezën disa zjarre me dru dhe goma.

Ndërkohë rreth njëqind fermerë hodhën shishe dhe vezë në ndërtesën e Parlamentit Evropian në hyrjen kryesore të vendosur në Luksemburg.

Nga ana tjetër Policia është rreshtuar me mjete kundër trazirave pas barrierave të vendosura përgjatë gjithë perimetrit për tu përballur me demostruesit. Këto të fundit ndezën edhe fishekzjarre të shumta duke thirrur “Pa fermerë nuk ka bujqësi”.

Fermerët rrëzuan gjithashtu një nga skulpturat historike në Place du Luxembourg, që daton që nga viti 1872, përpara Parlamentit Evropian.

Protestat e fermerëve po përhapen në të gjithë Evropën dhe prej javësh në vende të ndryshme të Europës ata kanë bllokuar rrugët me traktorë dhe porte.

Ndërkohë protestat e fermerëve vazhdojnë edhe në Francë, ku bëhet me dije se është e vështirë të arrish në Paris nga 8 autostradat që lidhen me kryeqytetin, pasi janë ende të bllokuara nga traktorët.

SHARE