KOMPANIA INXHINIERIKE DO TË PËRFSHIHET NË SANIMIN E RRUGËVE NË KOMUNËN E TUZIT

Kompania Inxhinierike e Ushtrisë së Malit të Zi do të ndihmojë edhe në sanimin e rrugëve lokale në Komunën e Tuzit, është dakorduar në takimin e përfaqësuesve të komunës së Tuzit, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Malit të Zi. Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Malit të Zi ka biseduar me kryetarin e Kuvedit, Fadil Kajoshaj, nënkryetarin e komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj si dhe sekretarin e Sekretariatit për Urbanizëm, Lekë Ivezaj. Në takim, u diskutua edhe për aktivitetet e përbashkëta të deritanishme, si dhe u shqyrtua mundësia e përmirësimit të bashkëpunimit. Përfaqësuesve të Komunës së Tuzit u prezantuan edhe mundësitë e pranimit në shërbim në Ushtrinë e Malit të Zi, shkollimin në akademitë ushtarake apo bursat e studentëve, si dhe pjesëmarrjen e të rinjve në projektet e Ministrisë së Mbrojtjes.

SHARE