Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media tha se BE-ja mirëpret zvogëlimin e mëtejshëm të pranisë së Policisë së Kosovës në objektet e katër komunave në veri të Kosovës dhe rreth tyre, por shtoi se duhen marrë hapa tjerë për ta shtensionuar situatën në veri.
Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë shprehur shqetësim, pasi thanë se tre pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje. Sipas shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, policët që dhanë dorëheqje i ishin bashkuar së voni Policisë së Kosovës.
Për shkak të reshjeve të shumta mbi Frankfurt, dhjetëra fluturime u anuluan në aeroportin më të madh të Gjermanisë të mërkurën. Në orët e vona të mbrëmjes, në zonat e pistës ishin mbledhur sasi të mëdha uji, duke lënë pasagjerët të ngecur në avionët që ishin ulur, por të paaftë për të zbritur.
Rajoni i Mesdheut po i ndjen gjithmonë e më fort pasojat e ndryshimit të klimës. Vendet e tij po preken gjithmonë e më shumë nga valët e të nxehtit, periudhat e thatësirës dhe zjarret e pyjeve. Kjo do të ketë pasoja për turizmin. Për momentin, pavarësisht zjarreve pyjore, valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit...
Mijëra myslimanë kanë djegur të paktën katër kisha dhe kanë sulmuar shtëpitë e të krishterëve në qytetin pakistanez Jaranvala, pas pretendimeve se dy burra e kanë përdhosur Kuranin, libër i shenjtë në Islam. Policia i ka ndaluar më shumë se 100 persona dhe ka nisur hetime për dhunën që ka ndodhur në lindje të...
Banorët e një prej qyteteve më të mëdha në veri të Kanadasë, Jellounajf, janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pas paralajmërimeve se zjarret pyjore mund të zgjerohen deri në fundjavë. Kriza në këtë qytet shënon një tjetër kapitull të vështirë në përballjen e Kanadasë me zjarret në pyje. Aktualisht, në këtë...
Sonte hapet panairi i 22-të i librit në Ulqin. Ai do të qëndroj i hapur deri të dielen më datën 20 gusht 2023. Nga Komuna e Ulqinit mësohet se gjatë këtyre ditëve do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues si dhe përkthyes. Komuna...
Bartësi i listës në zgjedhjet parlamentare të qershorit dhe kreu i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, tha për CDM se qëndrimet politike të përfaqësuesve të partive me të cilat nuk do të formonin Qeverinë, nga këndvështrime të ndryshme, gjatë takimit të djeshëm me mandatarin Millojko Spajiq ishin: Nuk do të shkojmë me PDS, nuk do të shkojmë me...
Mandatari për përbërjen e qeverisë së 44-të dhe kryetari i Lëvizjes “Evropa Tani”, Millojko Spajiq, ka diskutuar dje për formimin e pushtetit ekzekutiv me përfaqësues të partive politike që e kanë mbështetur për kryeministër të ardhshëm, duke thënë se “filloi më mirë se sa pritej”. Pas negociatave të djeshme ai bëri të ditur...
Mandatari Millojko Spajiq do të përpiqet të formojë një qeveri me Demokratët dhe partitë e pakicave, por edhe të "blejë" koalicionin “Për të ardhmen e Malit të Zi”, sipas Daliborka Ulareviq, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Edukim Qytetar. Ajo tha se rezultati zgjedhor tregoi që në fillim se procesi i formimit të qeverisë...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME