I përfshirë nga kaosi, Ekuadori duket se është vetëm një hap larg luftës civile.
Pas vendimit të Presidentit Daniel Noboa për të dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme dhe për t`i shpallur 22 banda kriminelësh si grupe terroriste, disa organizata të trafikut të drogës kanë nisur sulme shpaguese në të gjithë vendin. Kudo raportohen përleshje, plaçkitje...
Foto: Komuna e Tuzit
Manifestimi tradicional Karnavalet, do të mbahen edhe këtij viti në muajin shkurt.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Tuzit Lindon Gjelaj me bashkëpunëtorë u takua me kryetarin e OJQ “Karnavali - Koret”, Arton Gjokaj me bashkëpunëtorë, si organizator të manifestimit.
Lajme
HAPJA E NUNCIATURËS PAPNORE NË PODGORICË DO TË ISHTE NJË HAP I RËNDËSISHËM NË FORCIMIN E MARRËDHËNIEVE
Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, priti Nuncin Apostolik në Mal të Zi me qendër në Sarajevë, Kryepeshkopin Francis Assisi Qulikat.
Në takim mori pjesë edhe Kryepeshkopi i Tivarit Rok Gjonlleshaj.
Millatoviq tha se Mali i Zi vlerëson përkushtimin e Selisë së Shenjtë...
Dritan Abazoviq, ish-kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, ka bërë të ditur se të gjitha deklaratat për kartelet e drogës janë vetëm motivim që organet kompetente të mos kenë frikë dhe të ndërmarrin veprime.
Ai sot është dëgjuar në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë për deklaratën e...
Ligji për tarifat ndërbankare dhe rregullat e veçanta të biznesit për kartat e pagesave, i cili do të zbatohet nga sot - 9 janar, rregullon plotësisht tregun e kartave të pagesave.
Kjo duke vendosur të drejta, detyrime dhe mundësi të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa kufizimi i shumës së tarifave ndërbankare kontribuon...
Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për Mbështetjen e Përkohshme të Fëmijëve, të miratuara në Kuvend në fund të dhjetorit, nga kjo javë është zhbllokuar zyrtarisht funksionimi i Fondit të Alimentimit.
Kjo nënkupton edhe fillimin e ripranimit të kërkesave në qendrat për punë sociale, në bazë të vendimeve të të cilave...
Lajme
BE: PO PUNOJMË PËR TA KUSHTËZUAR ANËTARËSIMIN E SERBISË, ME ZBATIMIN E MARRËVESHJEVE ME KOSOVËN
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian (BE), në mënyrë që në mesin e kushteve detyruese ta vendosin edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar...
Tani e një javë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa pasur nevojë të pajisen me viza.
Nga një janari deri tani përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë udhëtuar mbi 83 mijë qytetarë në vajtje dhe ardhje. Sipas të dhënave të ANP-së janë realizuar 620 fluturime, 309 në ardhje dhe 311...
Pas dy avionëve F16-të amerikane, që u panë si mesazh për Republikën Sërpska, edhe BE-ja ia përcolli entiteti serb të Bosnjes paralajmërimin e saj: 9 janari që konsiderohet si Dita e Republikës Sërpska, si festë nga blloku, konsiderohet antikushtetuese.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano përsëriti se Brukseli e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin...
Presidenti francez, Emmanuel Macron emëroi ministrin e Arsimit, Gabriel Attal për të zëvendësuar Elisabeth Borne si kryeministër.
Në deklaratën nga Pallati Elysee thuhet se presidenti Macron emëroi Gabriel Attal si kryeministër dhe i dha mandatin për formimin e qeverisë.
34-vjeçari Attal u bë poseduesi i titullit "Kryeministri më i ri i...











