Kushtetuta dhe ligjet malazeze garantojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, por liria e medias është ende e kërcënuar nga ndërhyrjet politike, sulmet e pandëshkuara ndaj gazetarëve dhe presionet ekonomike, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Medias për vitin 2024, botuar nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufi (RSF), me rastin e 3 majit - Ditës Botërore të Lirisë...
Sipas të dhënave jozyrtare që Organizata Kombëtare e Turizmit  merr çdo javë nga vendasit, më 30 prill në Mal të Zi kanë qëndruar rreth 39 mijë turistë, që është një rritje prej dy për qind krahasuar me një vit më parë. Përfaqësuesja e OKT-së, Millena Vujoviq, tha se edhe viti i kaluar ka...
Më shumë se nëntë mijë persona janë vaksinuar në Mal të Zi që nga fillimi i vaksinimit kundër HPV-së, ka thënë specialisti epidemiolog i Institutit për Shëndet Publik Millko Joksimoviq, duke theksuar se nevojitet punë shtesë dhe sistematike për të arritur rezultate edhe më të mira. Duke folur për reagimin ndaj vaksinimit kundër...
Kuvendi i Serbisë zgjodhi sot Qeverinë e re serbe. Bashkë me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq, janë betuar 31 anëtarë të Qeverisë. Kryeministri Millosh Vuçeviq tha se qeveria e tij do të vazhdojë rrugën e neutralitetit. Deputeti i vetëm shqiptar në kuvendin serb, Shaip Kamberi, nuk pret ndryshim të politikave serbe ndaj shqiptarëve Qeveria...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i është refuzuar vizita në Kosovë. Nga kjo ministri nuk treguan arsyet e refuzimit të kërkesës për vizitë. Më herët gjatë 3 majit, Zyra...
Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik”. Ajo radhitet e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar, kur u listua e 56-ta. “Këtë rënie ne duhet ta shohim në kontekstin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, në këtë kontekst, gazetarët në Kosovë janë përballur dhe kanë duruar shumë...
Turqia i vendos Izraelit, sanksione për luftën në Rripin e Gazës. Ministria turke e Tregtisë urdhëroi këtë të Premte, ndalimin e të gjitha aktiviteteve tregtare me Izraelin, për shkak të thellimit të tragjedisë humanitare në Gaza, siç e cilësojnë zyrtarët e kësaj ministrie në një deklaratë për shtyp. Në qendër të kritikave të Ankarasë...
Policia largoi me forcë një numër protestuesish pro-palestinezë nga kampi i Universitetit të Kalifornisë, duke arrestua mbi 200 persona. Në orët e para të agimit të së premtes, policia u përlesh me disa prej protestuesve ndërsa nisi gjithashtu edhe heqjen e tendave jashtë këtij universiteti duke përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e motit të keq që ka goditur jugun e Brazilit. Bilanci tragjik është rrjedhojë e shembjes së një dige pas ditësh ku pati reshje të dendura shiu që shkaktuan përmbytje. Rreth 15,000 banorë janë larguar...
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron premtoi tre miliardë paund ndihmë ushtarake vjetore për Ukrainën për "për aq kohë sa duhet". Gjatë një vizite në Kiev ai theksoi po ashtu se Britania nuk është kundër që Ukraina t’i përdorë armët që ia dërgon Britania për sulme brenda Rusisë për të cilën Kremlini e...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME