Mijëra qytetarë nga komuniteti serb në Kosovë janë mbledhur për të protestuar në Mitrovicë të Veriut duke kundërshtuar Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) e cila e ndalon operimin me dinarin serb në Kosovë.
Qytetarët të cilët u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit të Mitrovicës së Veriut mbajtën disa pankarta...
Ushtria izraelite tha se ka shpëtuar dy pengje gjatë një bastisjeje të zhvilluar në orët e hershme të 12 shkurtit, duke shënuar një sukses të vogël, por me rëndësi simbolike, në përpjekjen e saj për të liruar mbi 100 pengje që besohet se po mbahen nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka paralajmëruar me ngulm nga një ofensivë izraelite në Rafah, në jug të Rripit të Gazës duke sjellë në mendje vuajtjen e civilëve.
Baerbock ka bërë të ditur edhe një udhëtim të ri në Izrael javën e ardhshme. “Një ofensivë e ushtrisë izraelite në Rafah do të ishte një katastrofë humanitare me shpallje”, ka...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha se qeveria e 44-të ka ruajtur reputacionin, sistemin financiar dhe ekonominë e Malit të Zi. Spajiq tha se të gjitha premtimet do të realizohen deri në fund, dhe nëse deri në fund të vitit paga mesatare...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Anëtarësimi i Malit të Zi në BE do të jetë në interes të të gjitha vendeve të rajonit, tha ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq.
Këtë ajo e ka thënë gjatë një takimi me zëvendëskryeministren e Qeverisë së Kosovës, Emilia Rexhepi.
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Në Mal të Zi është e rëndësishme të punohet për diversifikimin ekonomik për të mundësuar rezistencë më të madhe të ekonomisë shtetërore ndaj goditjeve të jashtme, u konkludua në takimin e ekipit të Ministrisë së Financave dhe delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do ta gjejë Shqipërinë të angazhuar për paqen dhe stabilitetin e rajonit, kur të zhvillojë një vizitë në këtë vend, javën e ardhshme.
Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Blinken do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i ka shkarkuar të premten në mesnatë dy ministra të Qeverisë teknike nga radhët e Aleancës për Shiptarët (ASH) pasi kishin mbështetur propozimin e kësaj partie që në zgjedhjet e majit t’i bashkoheshin bllokut opozitar shqiptar - Lidhja Evropiane për Ndryshim.
Shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka emëruar gjeneralmajorin Anatoliy Barhilevych, në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ukrainase.
Këtë post, deri më 9 shkurt e mbante Serhiy Shaptala.
Gjatë një video-adresimi më 9 shkurt, Zelensky e përshkroi Barhilevychin si “një person me përvojë që kupton detyrat e kësaj lufte dhe objektivat...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se do të përballen me Rusinë për një kohë të gjatë dhe u bëri thirrje vendeve evropiane që të rrisin prodhimin e armëve.
Në një deklaratë për gazetën gjermane "Welt am Sonntag", Stoltenberg iu referua Luftës së Ukrainës dhe tha se ekonomia evropiane duhet të...












