Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që janë posedues të pasaportave nga Serbia. Ai e konfirmoi emërimin përmes rrjeteve sociale dhe tha se pret një vendim të shpejtë për anulimin e vizave për serbët e Kosovës, që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe.
Muzeu Historik Kombëtar, i Shqipërisë, njofton se do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028. Përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se mbyllja bëhet në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar”.
Negociatat treditore me Hamasin në Egjipt për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite, përfunduan pa sukses. Për javë të tëra, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti ishin angazhuar të ndërmjetësonin arritjen e një marrëveshjeje e cila të hynte në fuqi mundësisht me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili u përcaktua...
Blloku europian po kërkon më shumë pavarësi nga SHBA-ja dhe zgjerim masiv të prodhimit europian të armëve, e ky është dhe qëllimi strategjisë së re të mbrojtjes që Komisioni i BE-së prezantoi në Bruksel. “Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Margrethe Vestager, pavarësisht nëse Donald Trump do...
Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të martën projektligjin përmes të cilit vendi i tij e miratoi anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, NATO, njoftoi zyra e presidentit. Kjo i hap rrugën Suedisë për t’u bërë anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake në ditët në vijim. Tani, formalitetet e...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq u takua me përfaqësues të partive të kombeve pakicë. Gjatë takimit me Ervin Ibrahimoviq, Damir Gutiq (Partia Boshnjake), Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike), Adrijan Vuksanoviq (NQK), Mehmed Zenka (UDSH), ku morën pjesë...
Në Plavë u nënshkrua sot një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Plavës dhe komunave nga Shqipëria dhe Kosova. Me nënshkrimet e tyre, kryetarët e gjashtë komunave vërtetuan fillimin e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e „Prokletije - Bjeshkëve të Nëmuna“ dhe pasurive të tjera natyrore të qyteteve në të tre kufijtë. Bëhet fjalë për këto...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Lufta kundër të gjitha llojeve të krimit është vendimtare për rrugën evropiane të Malit të Zi dhe në këtë kuptim presim një kontribut të madh nga Prokuroria e Shtetit për përmbushjen e kritereve të përkohshme, dhe në fund për mbylljen e kapitujve 23 dhe...
Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore Komisioni Kushtetues i Parlamentit të Malit të Zi ka mbajtur sot seancën e shtatë, ku është përcaktuar lista e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Më 22 janar të këtij viti, Komisioni Kushtetues publikoi Thirrjen Publike për zgjedhjen e një...
Alija Hamziq, ushtrues detyre i drejtorit të “Parking Service” të Podgoricës, ka bërë të ditur se parkimi këtë vit në kryeqytet do të jetë më i shtrenjtë. Në TV Vijesti, ai nuk saktësoi se sa do të jetë rritja, duke thënë se janë duke bërë një analizë dhe do të flasin kur të...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME