Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Bojan Bozhoviq, deklaroi se Propozim-ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave sjell masa më të rrepta dhe më të qarta mbrojtëse, duke përfshirë ndalimin e kontaktimit, ngacmimit dhe përndjekjes, si dhe mundësinë për...
Foto: Ilustrim Oda e Mjekëve e Malit të Zi vlerësoi se vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve mbështetet në prova shkencore, parime etike dhe nevojën për mbrojtjen e shëndetit publik, duke reaguar ndaj debatit të fundit për imunizimin në vend. Komisioni për Çështje Etike dhe Deontologji theksoi se vaksinat janë një...
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të enjten lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku institucionet e Kosovës po zhvillojnë gërmime në kërkim të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit. Haxhiu falënderoi Policinë e Kosovës, Prokurorinë, Komisionin për Personat e Zhdukur me Dhunë, Institutin...
Bashkimi Evropian ka porositur se ndihma për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur mbetet një element shumë i rëndësishëm i dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Një zëdhënës i Komisionit Evropian konfirmoi se më 28 korrik ekspertët forenzikë të Ekipit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it asistuan kolegët e tyre nga Instituti i Mjekësisë Ligjore...
Qeveria serbe e Duro Macut i mbijetoi votëbesimit pas tre ditë debatesh në parlament. Nga 176 deputetë të pranishëm në sallë, 135 e mbështetën ndërsa 40 deputetë votuan kundër qeverisë. Deputetët e opozitës e kishin paraqitur propozimin për votim mosbesimi ndaj qeverisë më 13 shkurt. Gjatë diskutimeve tre...
Mbi 3.8 milionë pasagjerë udhëtuan me linja ajrore në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 26,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë periudhës prill-qershor 2026 në transportin ajror operuan 33 shoqëri ajrore të huaja,...
Ekonomia e Eurozonës u rrit më shumë se parashikimet gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, pavarësisht goditjes energjetike të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme. Sipas të dhënave paraprake të Eurostat, Prodhimi i Brendshëm Bruto i 21 vendeve të monedhës së përbashkët u rrit me 0.4% në periudhën prill-qershor. Në tremujorin e...
Valët e të nxehtit që goditën Anglinë gjatë muajve maj dhe qershor lidhen me 2.877 vdekje mbi mesataren, sipas një vlerësimi paraprak të Agjencisë Britanike të Sigurisë Shëndetësore. Gjatë episodit të të nxehtit, nga 24 deri më 27 maj, u regjistruan rreth 753 vdekje të lidhura me temperaturat e larta. V
Të paktën tetë persona, gjashtë anëtarë të një familjeje që jetonte pranë qytetit Kryvyi Rih, një person në Kiev dhe një tjetër në Poltava, humbën jetën gjatë bombardimeve ruse në Ukrainë natën mes të mërkurës dhe të enjtes. Sulmet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi për një “sulm masiv”. Sipas...
Foto: predsjednik.me Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi se vendi ka potencial të zhvillojë zgjidhje të veta teknologjike dhe se inteligjenca artificiale mund të krijojë vende të reja pune me paga të mira, nëse investohet në kërkim, zhvillim dhe kuadro profesionale. Ai bëri të ditur se ka zhvilluar...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME