BOZHOVIQ: LIGJI I RI ASHPËRSON MASAT MBROJTËSE NDAJ DHUNËS NË FAMILJE

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Bojan Bozhoviq, deklaroi se Propozim-ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave sjell masa më të rrepta dhe më të qarta mbrojtëse, duke përfshirë ndalimin e kontaktimit, ngacmimit dhe përndjekjes, si dhe mundësinë për shqiptimin e dënimeve më të ashpra në rastet më të rënda.

Ai theksoi se ligji ndan veçmas masat e ndalimit të kontaktimit, ngacmimit dhe përndjekjes, të cilat deri tani ishin të bashkuara, ndërsa gjykatave u jepet më shumë hapësirë për të përcaktuar dënime në përputhje me peshën e veprës.

Deputetët e shumicës dhe opozitës mbështetën ndryshimet, duke vlerësuar se dhuna në familje dhe ndaj grave mbetet një problem serioz shoqëror.

Ata kërkuan reagim më të shpejtë të institucioneve, mbështetje më të madhe për viktimat dhe njohjen e femicidit si vepër të veçantë penale, duke theksuar se ligjet duhet të shoqërohen edhe me zbatim efektiv.

SHARE