Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se duhet të hapen kafenetë dhe restorantet sepse, siç tha ai, ato sjanë fajtorë për përhapjen e koronavirusit por janë dasmat dhe ahengjet tjera. “Hotelierët i kanë respektuar masat dhe asnjëri nuk u infektua aty. Tani ato me të drejtë protestojnë”, tha ai për Antena M. Ai shtoi se...
Mali i Zi, edhe në kushtet e krijuara nga pandemia, vazhdon ti realizojë detyrimet kryesore nga agjenda e NATO-s dhe ti avancojë aftësitë e veta, ka theksuar Ministri i mbrojtjes, Predrag Boshkoviq, në takimin e Këshillit të Atlantikut Verior. Mbledhjen dyditore të Këshillit të Atlantikut Verior në formatin e ministrave të mbrojtjes e cila mbahet përmes video...
Që nga e hëna, të gjitha vizitat e specializuara ambulatore, subspecialiste dhe radiologjike do të kryhen në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKMZ), sipas datave të planifikuara, njoftohet nga ky institucion. Thuhet se mostrat për analiza laboratorike, gjenetike dhe imunologjike do të merren nga e hëna. Nga QKMZ është thënë se të gjithë pacientët të cilët...
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, pohon se ka prova që kryeqyteti, siç thotë ai, vjedh para që i përkasin komunës që ai drejton. "Çdo ditë ne marrim prova, kështu që këtu është një provë tjetër, se si kryeqyteti Podgorica, në bashkëpunim me institucionet e tjera, vjedhin para që i përkasin Komunës së Tuzit. Ky nuk...
Angazhimi i Parlamentit të Malit të Zi, si një tempull i demokracisë, është të marrë vendime të rëndësishme dhe të menduara në interes të të gjithë qytetarëve të tij, duke u kujdesur gjithmonë për pajtimin dhe forcimin e karakterit qytetar të shtetit, në mënyrë që vendimet e rëndësishme të merren në një atmosferë uniteti dhe harmonie. Këtë...
Partia Demokratike e Socialistëve (PDS), e udhëhequr nga Millo Gjukanoviq, ka mirëpritur vendimin e partive të pakicave për të mos hyrë në marrëveshje koalicioni me subjekte politike, duke përfshirë, siç thonë ata, edhe kundërshtarë të vendosur të interesave të shtetit të Malit të Zi, të cilët, ndër të tjera, vazhdimisht shkelnin multietnicitetin dhe parimet civile të shoqërisë...
Propozimi i Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) që me rastin e regjistrimit të banorëve të paraparë për në vitin e ardhshëm, të mos shënohen të dhënat mbi përkatësinë kombëtare dhe fetare dhe as për gjuhën, nuk është i pranueshëm për mandatorin Zdravko Krivokapiq, i është kumtuar gazetës “DAN” nga ekipi i tij i ekspertëve. Nga ky ekip...
Projeksionet tregojnë se Mali i Zi do të ketë recesionin më të fuqishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili vlerësohet në 12.4% , kryesisht për shkak të varshmërisë së tij nga turizmi. Vala e dytë e fortë e pandemisë ka pas si pasojë sezonin më të keq turistik të shënuar ndonjëherë, theksohet në raportin e rregullt...
Seanca e parë e Bordit Administrativ të sapo formuar do të mbahet më 27 tetor, njoftoi shërbimi për shtyp i Parlamentit. Rendi i ditës do të përfshijë, ndër të tjera, zgjedhja e Zëvendëskryetarit të Komitetit dhe inicimi i procedurës për përcaktimin e listës së kandidatëve për kryetarin dhe anëtarët e komisioneve të përhershme në Parlamentin e Malit...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME