Kolegiumi i Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 14.00 pasdite. Parlamenti njoftoi në Twitter se Kolegiumi i Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi do të shqyrtojë nesër mundësinë e mbajtjes elektronike të seancave plenare, në mënyrë që parlamenti të funksionojë normalisht gjatë epidemisë.Ai postim më vonë u hoq, dhe siç shpjeguan, kjo nuk do të jetë tema e vetme e kolegjiumit të nesërm. Më herët u njoftua që Kolegiumi i Asamblesë duhet të merret vesh për datën e seancës parlamentare nesër, në të cilën do të votohet përbërja e qeverisë së re.
Benzina dhe vaji djegës do të jenë më të lira nga 1 deri në 4 cent në Mali të Zi nga mesnata, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Eurosuper 95 do të jetë 2 cent më i lirë dhe do të kushtojë 1 euro e 09 cent gjatë dy javëve të ardhshme. Çmimi i Eurosuper 98 do të jetë...
Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë do të mund të lëvizin në këto vende pa test negativ për koronavirus, dhe nëse preken nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus, do të mund të marrin shërbime në spitalet e këtyre tre vendeve. Shteti ku trajtohet pacienti eventual, obligohet t’i mbulojë shpenzimet e trajtimit. Kështu thuhet në memorandumin e mirëkuptimit...
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u deklarua i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë ngritur ndaj tij. Pala mbrojtëse tha se shumë shpejt do të bëjë kërkesë për lirimin me kusht të Krasniqit. "Unë nuk ndihem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet...
Komiteti Teknik i Ekspertëve i Shqipërisë në një komunikim për mediat ka bërë me dije masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka bërë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin...
Sot është zhvilluar takimi i ministrave të jashtëm të procesit të Berlinit. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, theksoi se sot, në mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve mbështetëse të Procesit të Berlinit, shprehën edhe një herë përkushtimin e Shqipërisë për bashkëpunim rajonal dhe anëtarësim në Bashkimin ...
Numri i personave të infektuar me koronavirus në gjithë botën ka prekur shifrën 50 milionë, prej kur ka nisur pandemia.
Rreth çerek i rasteve të infektimit është raportuar në 30 ditët e fundit.
Muaji tetor ka qenë më i rëndi për shtetet që janë përballur me pandeminë deri më tani.
Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit, tregon një analizë paraprake. Zhvilluesit e vaksinës - kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech - thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende...
https://www.youtube.com/watch?v=2ZEHCWEbW58&t=283s
https://www.youtube.com/watch?v=M6-aICdAmbM









