NGA MESNATA BENZINA DO TË JETË MË LIRË

Benzina dhe vaji djegës do të jenë më të lira nga 1 deri në 4 cent në Mali të Zi nga mesnata, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Eurosuper 95 do të jetë 2 cent më i lirë dhe do të kushtojë 1 euro e 09 cent gjatë dy javëve të ardhshme.  Çmimi i Eurosuper 98 do të jetë 4 cent më i ulët nga mesnata dhe do të kushtojë 1 euro e 13 cent. Qytetarët do të paguajnë një cent më pak për një litër vaj djegës, respektivisht 94 cent. Çmimet e Eurodizel nuk do të ndryshoj dhe do të kushtojë në 97 cent. Ndryshimi i fundit në çmimet e karburantit ishte më 27 tetor, kur Eurosuper 95 ra tre cent.

SHARE