NESËR MBAHET MBLEDHJA E KOLEGIUMIT TË KRYETARIT TË PARLAMENTIT

Kolegiumi i Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 14.00 pasdite. Parlamenti njoftoi në Twitter se Kolegiumi i Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi do të shqyrtojë nesër mundësinë e mbajtjes elektronike të seancave plenare, në mënyrë që parlamenti të funksionojë normalisht gjatë epidemisë.Ai postim më vonë u hoq, dhe siç shpjeguan, kjo nuk do të jetë tema e vetme e kolegjiumit të nesërm. Më herët u njoftua që Kolegiumi i Asamblesë duhet të merret vesh për datën e seancës parlamentare nesër, në të cilën do të votohet përbërja e qeverisë së re. 

SHARE