28 janari shënon Ditën Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, njohur si Dita Ndërkombëtare e Privatësisë. Kjo ditë është pjesë e së drejtës në privatësi, si një nga të drejtat dhe liritë elementare të njeriut. Qendra për Edukim Qytetar paralajmëroi për nivelin e ulët të mbrojtjes së të dhënave personale dhe mungesën e ndërgjegjësimit të autoriteteve...
Shtetet e Bashkuara i dërguan Kosovës 3 milionë dollarë ndihmë shtesë për të përballuar situatën e rënduar prej pandemisë së Covid 19. Zyrtarë amerikanë sqaruan se “kjo ndihmë do të mbështesë forcimin e mbrojtjes së fëmijëve të cenueshëm që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve themelore sociale. Ajo gjithashtu do...
Ndihma e Bashkimit Europian prej 700 milionë eurosh për avancimin e reformave me synim sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor ka pasur shumë pak ndikim, sipas një raporti publikuar nga Gjykata Europiane e Auditorëve këto ditë.Gjatë viteve 2014-2020, Bashkimi Europian disbursoi një shumë prej 690 milionë eurosh për forcimin e shtetit ligjor në vendet e Ballkanit Perëndimor,...
Bota
RRITJA EKONOMIKE MË E MADHE NË 40 VJET / PËR HERË TË PARË NË 20 VJET SHBA PATI RRITJE EKONOMIKE MË TË MADHE SE KINA
Ekonomia amerikane shënoi gjatë 2021 rritjen më të madhe prej 40 vitesh. Të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia e Shteteve të Bashkuara është rritur gjatë vitit të shkuar me 5.7 përqind, kjo është dhe rritja më e madhe që prej vitit 1984. Ndërsa prodhimi i brendshëm bruto ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në tremujorin e...
https://www.youtube.com/watch?v=qV0Zu6jPrj4
https://www.youtube.com/watch?v=Rk4PY90YlYo
Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë proceset demokratike dhe është e përkushtuar për të nxitur bashkëpunimin me Qeverinë e Malit të Zi, në të gjithë sektorët, tha i dërguari i posaçëm i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në një takim me kryeministrin Zdravko Krivokapiq. "Peach vlerësoi bashkëpunimin e qeverisë me Mbretërinë e...
Idealet e tolerancës, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, dallimeve civilizuese, kulturore dhe historike, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi përpjekjet për të ringjallur të kaluarën dhe për të nxitur urrejtje dhe dhunë, tha presidenti malazez Millo Gjukanoviq. Me veprimet tona të vendosura, ne po përcjellim një mesazh të qartë për gjeneratat e ardhshme: Holokausti -...
Nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 6 pacientë kurse 906 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga pasojat e këtij infeksioni, është kumtuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 525 persona. Kurse siç është kumtuar, laboratorët e këtij instituti, gjatë ditës së djeshme, kanë analizuar 2 mijë e 708...
Drejtori i Shtëpisë Shëndetësore Podgoricë bëri të ditur se vaksina “Moderna” nga sot është në dispozicion në të gjitha pikat e vaksinimit në kryeqytet. “Kjo vaksinë do të jetë në dispozicion në pika të tjera vaksinimi në Mal të Zi në ditët në vijim. Falë përpjekjeve të autoriteteve shëndetësore malazeze për të siguruar këtë vaksinë specifike, tre...









