Mbyllja e institucioneve vetëm për shkak të pakënaqësisë me punën e tyre nuk është një shenjë e pjekurisë demokratike ose e gatishmërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha ambasadori gjerman në Malin e Zi, Robert Weber. Në një intervistë për TV Vijesti, ai tha se Brukseli nuk reagoi ashpër ndaj Projekt Ndryshimeve në Ligjin për Prokurorinë e...
Në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe në ambulancën në Katërkollë vaksinimi do të fillojë të hënën, më 22 mars, theksoi drejtoresha e këtij institucioni Dr. Sadije Hollaj. Ajo tha se prioritet janë personat e moshës mbi 80 vjeçare dhe shtoi se ekzistojnë 450 doza të vaksinës Sinofarm. Siç theksoi, pacientët do të njoftohen me terminin se...
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Oana Kristina Popa, thotë se të gjitha forcat politike pro-evropiane në Mal të Zi duhet të punojnë së bashku dhe të mundësojnë zbatimin e reformave kryesore për anëtarësimin në BE përmes një konsensusi të gjerë ndërpartiak. Në një intervistë për Antena M, ajo tregon se Brukseli po monitoron nga...
Në Malin e Zi, që nga dita e djeshme, gjashtë persona kanë vdekur si rezultat i infeksionit me koronavirus dhe 508 raste të tjera pozitive janë regjistruar, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Gjashtë vdekje në lidhje me COVID-19 u raportuan në Institut në pacientë nga Tivari (1), Podgorica (1), Cetijë (1) Ulqini (1), Nikshiqi (1) dhe...
Joe Biden shprehet optimist që administrata e tij do të përmbushë qëllimin për të bërë 100 milionë doza vaksinash në 100 ditë e para në detyrë të premten, 58 ditë pas fillimit të mandatit. Biden njoftoi përparimin duke thënë se objektivi u arrit “disa javë përpara afatit“, megjithatë pengesat e shkaktuara nga stuhitë dimërore në fillim të...
https://www.youtube.com/watch?v=7oOq5XfBTJI
Lajme
MALI I ZI TË SHMANGË PENGESAT NË REFORMA / MBËSHTETJE ME VLERË PREJ 200,000 EURO NË LUFTËN KUNDËR PANDEMISË
I Dërguari i posaçëm për Dialog midis Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Lajçak u takua me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq. "Me Zëvendëskryeministrin Abazoviq, unë riafirmova se BE është e angazhuar në mënyrë të vendosur në Malin e Zi. Në të njëjtën kohë, unë theksova se Mali i Zi duhet të shmangë pengesat kur bëhet fjalë...
Ne nuk e kemi humbur betejën me coronavirusin, sistemi shëndetësor po reziston, tha drejtori mjekësor i QKMZ, Zoran Terziq. Ai shtoi se QKMZ ka edhe kapacitetin edhe mjekët dhe personelin infermieror që janë në dispozicion kështu që ata ende të mund ta përballojnë këtë situatë. Ai shprehet se arsyeja për numrin e madh të vdekjeve në baza...
Në seancën e sotme, Qeveria e Malit të Zi emëroi ish-deputetin Aleksandar Damjanoviq si ushtrues të detyrës së drejtorit të Administratës së të Ardhurave. Në periudhën nga 2007 deri në 2020, Damjanoviq ishte deputet në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet.
Zyrtarët e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit e institucioneve përkatëse malazeze analizuan elementët më të rëndësishëm të zonës komplekse të sundimit të ligjit dhe hapat kryesorë të ardhshëm në takimin e dhjetë të Nënkomitetit BE-Mali i Zi për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mbajtur më 17 dhe 18 Mars 2021. Në takimin e mbajtur online u diskutua në veçanti...









