SHBA, VAKSINOHEN 100 MILIONË QYTETARË

Joe Biden shprehet optimist që administrata e tij do të përmbushë qëllimin për të bërë 100 milionë doza vaksinash në 100 ditë e para në detyrë të premten, 58 ditë pas fillimit të mandatit. Biden njoftoi përparimin duke thënë se objektivi u arrit “disa javë përpara afatit“, megjithatë pengesat e shkaktuara nga stuhitë dimërore në fillim të këtij viti. Sipas presidentit, tetë javë më parë, vetëm tetë përqind e të moshuarve kishin marrë një dozë të vaksinë kundër Covid 19. Nga sa pohoi Biden, 65% e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart kanë marrë të paktën një të dozë të vaksinës. “Dhe ky është elementi kryesor, sepse kjo është popullsia që përfaqëson 80 përqind të mbi 500,000 vdekjeve nga Covid 19 që kanë ndodhur në Amerikë. Vendi po bën mesatarisht 2.5 milionë vaksinime në ditë, duke tejkaluar pjesën tjetër të botës në mënyrë të konsiderueshme”, deklaroi Biden. Presidenti amerikan paralajmëroi se “nuk është koha për relaksim“, duke shtuar, “unë dua që të gjithë ju që të bëni pjesën tuaj” për të ndihmuar që kjo pandemi të marrë fund.

SHARE