Shtylla kyçe të Qeverisë së re të Malit të Zi do të jenë sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, tha mandatari për kryeministër, Dritan Abazoviq, në ekspozenë e dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi. Atë pritet ta përbëjnë Lëvizja Qytetare URA e Abazoviqit, Partia Popullore Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe partitë shqiptare dhe boshnjake. Qeveria e re pritet...
Mali i Zi, një udhëheqës në procesin e pranimit në BE, po lufton mosmarrëveshjet e brendshme në vend që të mbyllë kapitujt e negociatave, thotë presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metsola në Forumin kushtuar Ballkanit, organizuar nga Forumi Liberal Evropian në Bullgari. Metsola ka kritikuar Bashkimin Evropian për hezitimin që të liberalizojë vizat për Kosovën duke...
Qeveria e pakicës duhet të jetë më funksionale dhe të ketë mbështetje më të theksuar nga parlamenti, janë dakorduar raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi Tonino Piculla dhe bashkëkryetari i komisionit për Malin e Zi Vlladimir Bilçik. Eurodeputetët, të cilët po ndjekin nga afër situatën në Mal të Zi, deklarojnë se qeveria e re duhet...
Nga mesnata benzina në Mal të Zi do të shtrenjëtohet tre cent, ndërsa Eurodieseli katër cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 95 dhe 98 nga mesnata do të kushtojnë 1,73 euro, ose 1,77 euro dhe Eurodieseli 1,76 euro. Një litër naftë për ngrohje do të rritet me gjashtë cent dhe do të kushtojë 1.72 euro. Ndryshimi...
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe i emëruari kryeministër i Qeverisë së 43-të të Malit të Zi Dritan Abazoviq është anëtari i ri i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet ndërkombëtare, një nga organizatat më të njohura think-tank e angazhuar në kërkime në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë evropiane. “Është një nder i madh për mua...
Elektroekonomia e Malit të Zi për momentin nuk po mendon për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, tha drejtori i EEMZ Nikolla Rovçanin. Ai theksoi se EEMZ duhej të ndihmonte CEDIS-in, sepse pa të nuk ka as elektroekonomi dhe se paratë qëndrojnë në të njëjtën shtëpi. “Deri më tani jemi krenarë që vetëm faturat e energjisë elektrike...
Të gjitha terminet e hapura nga Qendra Klinike e Malit të Zi për korrik, gusht dhe shtator për ekzaminim nga specialistët janë plotësuar, njoftoi QKMZ. Sipas njoftimit, për Qendrën Klinike të Malit të Zi janë lëshuar gati 86 mijë udhëzime në periudhën nga 1 janari deri më 1 prill 2022, gjatë të cilave ka pasur rreth 60...
Në Mal të Zi, një person ka ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me koronavirus dhe janë regjistruar 116 raste të reja, njofton Instituti i Shëndetit Publik. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tha se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që diagnostikojnë infeksionin me koronavirus përfunduan analizat të hënën...
Seria e tërmeteve, pas atij që goditi BeH-në të premten dhe tronditi edhe Malin e Zi, mund të zgjasë disa muaj derisa toka të qetësohet, tha Millena Tomanoviq nga Instituti i Hidrologjisë dhe Sizmologjisë. Ajo theksoi se pas tërmetit kryesor janë regjistruar rreth 80 tërmete më të vogla. Duke folur për aplikacionin që na paralajmëroi për këtë...
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë thirrje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që të hapet rruga për nisjen e bisedimeve të Shkupit dhe Tiranës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në Forumin për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të martën në Sofje, komisionari Varhelyi...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME