Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka udhëtuar sot në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nga 21 deri më 24 shtator, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së Antonio Guterres. Siç u njoftua nga zyra e presidentit, Gjukanoviq do...
Pavarësisht nga fakti se në disa vende vaksinimi për profesione të caktuara është bërë i detyrueshëm, në Mal të Zi do të vazhdojë të mbetet vullnetar , është qëndrimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Lidhur me atë nëse ka plane për implementim të këtij detyrimi, të paktën për ato profesione që vijnë në kontakt me persona të rrezikuar,...
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë kryer 2.305 testime për Covid 19 , nga të cilët 425 rezultuan pozitiv, kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë kësaj kohe 10 persona e kanë humbur jetën, nga Podgorica 4, Petnica 1, Plevla 1, Bijello Pole 1, Berane 1, Rozhaja 1 dhe Ulqini 1. Numri...
Autoritetet në Kosovë më 20 shtator nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia. Por, serbët janë grumbulluar në afërsi të pikave kufitare në veri, duke shtyrë autoritetet që të bëjnë thirrje për shmangien e këtyre...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ndërmarrin masa për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës. Thirrja vjen në ditën kur Kosova nisi të zbatojë masa reciprociteti në targat e makinave nga Serbia. Derisa në vendkalimin kufitar të Merdares procesi u zhvillua në mënyrë të rregullt, në vendkalimet në veriun me shumicë serbe ka...
Rekonstruimi i Qeverisë është i nevojshëm për ta forcuar atë dhe për të filluar proceset reformuese, tha Kryetari i Kuvendit, Alleksa Beçiq. Pasi vizitoi Shkollën Fillore "Sutjeska", ai u tha gazetarëve se çështjet e departamenteve dhe personelit janë diçka që është pjesë e procesit, dialogut dhe marrëveshjes midis subjekteve politike dhe kryeministrit Zdravko Krivokapiq. "Rekonstruimi i Qeverisë...
Grupi i punës për hartimin e ligjit për origjinën e pronës po përgatit zgjidhje normative me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë nga Britania e Madhe, Italia dhe Sllovenia, njoftoi Kabineti i Zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq. Ata shtojnë se Grupi i Punës do të ketë një draft të atyre zgjidhjeve deri më 15 tetor, kur teksti do të shkojë në...
Sot, Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq vazhduan bisedimet bilaterale mbi marrëdhëniet midis dy vendeve gjatë një takimi të mbajtur në Brijuni. "Dita e dytë e vizitës zyrtare të Presidentit Gjukanoviq në Republikën e Kroacisë ishte një mundësi për shkëmbim shtesë të opinioneve dhe pikëpamjeve të dy presidentëve...
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka miratuar një strategji për Malin e Zi nga sivjet deri në vitin 2026, në të cilën prioritetet janë forcimi i konkurrencës së sektorit privat, mbështetja e kalimit të vendit në një ekonomi të gjelbër dhe mbështetja e lidhjes dhe integrimit të mëtejshëm. Prioriteti kryesor i BERZH-it në Mal të...
Këtë vit, 400 persona të papunë nga regjistrat e Shërbimit të Punësimit do të angazhohen përmes Programit të Edukimit dhe Trajnimit të të Rriturve. Në seancën e Bordit Drejtues të Byrosë, u njoftua se në përputhje me Ligjin për Ndërmjetësimin në Punësim dhe të Drejtat gjatë Papunësisë, këtë vit Byroja do ta zbatojë këtë Program për herë...








