Mbështetja e Britanisë së Madhe në procesin e integrimeve evropiane është konfirmim i marrëdhënieve cilësore mes dy vendeve, tha ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, pas takimit me ambasadoren britanike Karen Maddox. Gjeka priti në një vizitë zyrtare ambasadoren Maddox, me të cilën diskutoi për prioritetet e departamentit, si dhe për aktivitetet që planifikon...
Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq do të udhëtojë sot në Madrid, ku me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të kryesojë delegacionin malazez në takimin e krerëve të shteteve dhe qeverive, Samitin e NATO-s, i cili mbahet nga 28 qershori deri më 30, njoftoi kabineti i Gjukanoviqit. Siç shtojnë ata, në...
Nuk do të ketë udhërrëfyes të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e konfirmoi Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionarit Evropian për Zgjerim. Ne një përgjigje me shkrim, Pisonero sqaroi pohimet e komisionarit Varhelyi, i cili një ditë më parë, shprehu gatishmërinë e Komisionit Evropian, për të përgatitur një udhërrëfyes për çështje specifike. “Komisioni vazhdon të qëndrojë...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot gjatë një konference se brenda këtij viti do të vijnë satelitët e shumëpërfolur Albania 1 dhe Albania 2. Kreu i qeverisë sqaroi shkurtimisht se dërgimi i satelitëve në orbitë është vonuar për shkak të procedurave. Kryeministri foli gjatë një konference për bujqësinë ku tha se satelitët do të shërbejnë për të adresuar shkallën...
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të luajnë një rol konstruktiv në lehtësimin e një kompromisi”, mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do t’i hapte rrugë nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim mes Brukselit dhe Shkupit, e për pasojë dhe me Shqipërinë, e cila ka mbetur peng i këtij ngërçi. Një zëdhënës i Departamentit amerikan...
Të paktën 50 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një paralagje të San Antonios në Teksas. Ministria e Jashtme e Meksikës ka konfirmuar se 22 meksikanë, shtatë shtetas të Guatemalas dhe dy nga Hondurasi, janë në mesin e të vdekurve. Një zjarrfikës ka thënë se...
Liderët e G7 mbyllën sot samitin e tyre në Bavari të Gjermanisë me zotimin se do ta bëjnë Rusinë të paguajë për atë se çfarë po bën në Ukrainë. “Është shumë e qartë që nuk është Perëndimi që kundërshton pjesën tjetër të botës, por pala e paqes kundër asaj të luftës. Rusia nuk mund dhe nuk duhet...
Kryeministrja e Skocisë, Nicola Strugeon tha të martën më 28 qershor se dëshiron që referendum i ri për pavarësinë të mbahet më 19 tetor të vitit 2023. Në vazhdën e Brexit, Sturgeon, e cila është udhëheqëse e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), thotë se është koha për ta çuar Skocinë përsëri në Bashkimin Evropian si një vend të pavarur....
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq sot në Kuvend i’u është përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesve të klubeve parlamentare. Përfaqësuesi i koalicionit Paqja është kombi ynë, Miodrag Lekiq, e pyeti Abazoviqin në Orën e Kryeministrit nëse në pushtetin aktual ekzekutiv ka apo funksionon më shumë se një Qeveri. Ideja e një qeverie pakicë është plotësisht autonome, tha kryeministri Dritan...
Me propozim të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, Kuvendi i Komunës të hënën zgjodhi dy nënkryetarë. Ata janë Beqir Sella, funksionar i PD-së dhe Sabr Sallaj, ndryshe nënkryetar i Forcës së Re Demokratike. Në të njëjtën kohë është konstatuar ndërprerja e mandatit të ish-nënkryetarëve së Komunës, Hadixha Gjoni dhe Astrit Hoxha. Kuvendi sot zgjodhi komisionet e veta, si...








