ZGJEDHEN NËNKRYETARËT E KOMUNËS DHE KOMISIONI ZGJEDHOR KOMUNAL

Me propozim të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, Kuvendi i Komunës të hënën zgjodhi dy nënkryetarë. Ata janë Beqir Sella, funksionar i PD-së dhe Sabr Sallaj, ndryshe nënkryetar i Forcës së Re Demokratike. Në të njëjtën kohë është konstatuar ndërprerja e mandatit të ish-nënkryetarëve së Komunës, Hadixha Gjoni dhe Astrit Hoxha. Kuvendi sot zgjodhi komisionet e veta, si dhe përbërjen e re të Komisionit komunal zgjedhor.

SHARE