Kroacia mbetet partner i rëndësishëm i Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane edhe në periudhën e ardhshme, është bërë e ditur në takimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq me ambasadorin e Kroacisë, Veselko Grubishiq. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me obligimet aktuale dhe të ardhshme të Malit të Zi nga procesi...
Sekretari i Shoqatës së Blegtorive të Danillovgradit, Vllado Llakiq, ka bërë të ditur se blegtorët malazezë presin rritje të çmimit të blerjes së qumështit, sepse te ardhurat e tyre janë në kufirin e rentabilitetit. Ai për TVMZ ka bërë të ditur se blegtorët janë në gjendje shumë të keqe, prandaj kanë iniciuar një sërë takimesh me autoritetet....
Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar në atë departament, do të ndalohet përdorimi i plastikës dhe qeseve për një përdorim. “Do të ketë edhe risi të tjera dhe besojmë...
Meteorologu Branko Micev ka bërë të ditur se sot në mëngjes temperatura më e ulët e ajrit në Podgoricë ka qenë 27.6 gradë dhe është mëngjesi më i nxehtë i regjistruar për 4 korrikun në 73 vitet e fundit. “Mbrëmë temperatura nuk ka zbritur nën 27.6 gradë, pra gati 28 gradë, e përndryshe sipas kritereve dhe standardeve...
Teksa në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë diskutimet nëse duhet pranuar apo propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, presidenti Stevo Pendarovski e konsideron atë “të  pranueshëm”, duke e përshkruar si një “kompromis kalimtar”, për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian. Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilin marrin pjesë institucionet kryesore...
Finlanda pret që Bashkimi Evropian të përmbyllë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën gjatë muajve në vijim, tha ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen. Gjatë një konference për media në Prishtinë më 4 korrik, Tuppurainen tha se shteti i saj mbështet procesin euroatlantik të Kosovës dhe shteteve të rajonit të...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 Korrikun – Dita e Pavarësisë. 246-vjet më parë u ratifikua Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila...
Forcat ukrainase janë tërhequr nga Lisiçansku, duke bërë që Rusia të pretendojë se ka marrë kontrollin e plotë të rajonit lindor të Luhanskut. Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se forcat e shtetit të tij do të rimarrin territorin e humbur. “Nëse komandantët e ushtrisë sonë tërheqin njerëzit nga disa pika në frontin e luftës, ku...
Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën pasi një pjesë e madhe e një akullnaje malore u shemb në Alpet italiane të dielën pasdite, duke lënë 8 të plagosur dhe rreth 20 të zhdukur, theksuan sot autoritetet. Orteku i borës, akullit dhe shkëmbinjve goditi një grup alpinistësh që po ngjiteshin me litar në Marmolada, mali më...
Për herë të parë në komunën e Tuzit do të mbahet  “Java e Filmit Shqiptar”. Ceremonia e hapjes do të bëhet të martën, 5 korrik 2022 në orën 20:30. Filmi që hap këtë aktivitet pesëditor është “Nëntori i Ftohtë”. Fillimi i viteve të 90-ta ishte një nga periudhat më të këqija për shqiptarët e Kosovës. Për shkak...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME