MAROVIQ-GRUBISHIQ: GJËJA MË E RËNDËSISHME ËSHTË TË ARRIHEN REZULTATE TË MATSHME NGA SUNDIMI I LIGJIT

Kroacia mbetet partner i rëndësishëm i Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane edhe në periudhën e ardhshme, është bërë e ditur në takimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq me ambasadorin e Kroacisë, Veselko Grubishiq. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me obligimet aktuale dhe të ardhshme të Malit të Zi nga procesi i negociatave, duke u dakorduar se në periudhën e ardhshme është më e rëndësishme të arrihen rezultate të matshme në fushën e sundimit të ligjit që do t’i mundësojnë Malit të Zi të përparojë me shpejtësi drejt anëtarësimit në BE. Ambasadori Grubishiq tha se emërimi i Prokurorit Suprem të Shtetit dhe procedura për emërimin e avokatëve të dalluar si anëtarë të Këshillit Gjyqësor krijuan një atmosferë të mirë për zbatimin e reformave në fushën e drejtësisë dhe se është e rëndësishme të vazhdohet progresi në këtë fushë.  Maroviq tha se Qeveria është e vendosur që përmes dialogut gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit me degët e tjera të qeverisë të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përmbushur obligimet e mbetura në fushën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Maroviq vuri në dukje se Mali i Zi mbështetet në një masë të madhe në përvojën e Kroacisë në procesin e negociatave dhe falënderoi atë vend për mbështetjen e ekspertëve.

SHARE