Të gjithë fëmijët nën moshën 18 vjeçare nuk mund të kalojnë më kufirin Kosovë-Mal i Zi vetëm me certifikatë të lindjes. Ky vendim që tashmë ka hyrë në fuqi, është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, më 5 korrik. “MPJD njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, se për kalimin kufitar...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se zgjidhja për Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian dhe se drejt arritjes së këtij qëllimi duhet, siç e quajti ai, Procesi i Berlinit 2.0. Kurti mori pjesë në panelin me temën: "Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?", organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe “The Economist”, që...
Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka shpallur të martën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 3 prill. Dhe sipas këtyre rezultateve, shqiptarët do të kenë edhe në këtë mandat një përfaqësues – Shaip Kamberin. Në fakt, çështja e mandatit të deputetit shqiptar zvarriti me muaj këtë proces. Zgjedhjet në Tërnovc të Madh të Preshevës, u...
30 aleatët e NATO-s nënshkruan një protokoll pranimi për Finlandën dhe Suedinë sot për t’i lejuar ata të bashkohen me aleancën e armatosur bërthamore sapo parlamentet aleate të ratifikojnë vendimin. Lëvizja, e cila është zgjerimi më i rëndësishëm i aleancës që nga mesi i viteve 1990, do të thotë që Helsinki dhe Stokholmi mund të marrin pjesë...
Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone pranë lumit ‘Po’, të përballura me thatësirën më të ashpër në 70 vjet, e vendosi të ndajë për to disa fonde emergjence.  Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardy, Piedmont dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro fonde emergjence për zbutjen e krizës që ka shktkuar atje mungesa e ujit....
Një 22-vjeçar, Robert Crimo është vënë në pranga nga policia si i dyshuari kryesor i të shtënave që errësuan festimet e 4 korrikut në SHBA. 6 persona mbetën të vrarë gjatë Paradës së Pavarësisë të mbajtur në Parkun Highland, në periferi të Çikagos dhe 31 të plagosur. Zyrtarët e emergjencave thanë se dhjetëra persona, përfshirë edhe fëmijë,...
Zhvillimi i qëndrueshëm është një preokupim i përbashkët i Malit të Zi dhe San Marinos, si dhe përkushtimi për ruajtjen e potencialit natyror dhe trashëgimisë kulturore dhe historike, tha presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai këtë e theksoi në Cetinë, pas një takimi me regjentët e San Marinos, Oscar Mina dhe Paolo Rondelli. Gjukanoviq përkujtoi...
Për të qenë në gjendje të fokusohemi në axhendën tonë evropiane dhe në procesin e reformave, duhet t'i zgjidhim menjëherë çështjet e vështira, pa u frenuar apo kushtëzuar”, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq në një mëngjes pune me shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa dhe ambasadoren e...
Nga nesër të gjitha llojet e karburanteve do të lirohen nga dy deri në katër cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 98 do të jetë tre cent më i lirë dhe një litër do të kushtojë 1.74 euro, ndërsa Eurosuper 95 nga nesër do të kushtojë 1.70 euro. Eurodieseli do të lirohet me katër cent dhe...
Rëndësia e lidhjes rajonale paraqet një komponent gjithnjë e më të rëndësishëm në rrugët zhvillimore të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, u theksua pas takimit të ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, Fatmir Gjeka dhe ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi Mihajllo Trpkoski. “Mali i Zi u...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME