Çmimet e derivateve në Mal të Zi nga mesnata do të jenë 11 cent më të ulëta, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.63 euro, ndërsa Eurosuper 95 - 1.59 euro. Për dy javët e ardhshme një litër Eurodizel do të kushtojë 1.63 euro, ndërsa nafta për ngrohje 1.86 euro. Çmimet e reja do...
Në parlament është mbajtur kolegjiumi i kryetares së Kuvendit të Malit të Zi. Temë e diskutimit ishte mënyra e punës në periudhën e ardhshme dhe arritja e shumicës së cilësuar për emërimet kyçe në gjyqësor. Në kolegjium muaren pjesë përfaqësues të të gjitha klubeve parlamentare. Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, mbas këtij takimi, u tha...
Partia Socialdemokrate (SDP) do ta zyrtarizojë teknikisht kërkesën për shkurtimin e mandatit të Qeverisë së Malit të Zi, tha ministri i Jashtëm Ranko Krivokapiq. Ai tha se me konfirmimin e sotëm të procesverbalit nga seanca e kaluar e Qeverisë, në të cilën është miratuar propozimi për tekstin e dakorduar të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe...
Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan të dielën në Sofje protokollin që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre, që janë pjesë e propozimit francez. “Kjo i hap rrugën presidencës Çeke”, tha komisioneri i BE-së për zgjerimin Oliver Varhely për të mbajtur konferencën e...
Nesër në Bruksel, Maqedonia e Veriut mban Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, në të cilën kryeministri Dimitar Kovaçevski do të lexojë deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase. Fill pas kësaj, nis verifikimi që do të zgjasë një vit e gjysmë dhe pas përfundimit të atij procesi është planifikuar konferenca e radhës ndërqeveritare, e cila do të përfundojë...
Nënvarianti i Omicorn BA 5 është i pranishëm në Shqipëri, edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Instituti i Shëndetit Publik. Shefja e departamentit të sëmundjeve Infektive, Silva Bino thotë se ndonëse pritet përgjigja nga laboratori i ri i referencës, nisur nga simptomat që shfaqin qytetarët, BA 5  qarkullon në popullatë. Sipas Binos, më shumë të prekur...
Franca ka evakuuar më shumë se 14,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jugperëndim, pasi zjarret u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi. Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet, ndërsa turistët u larguan më herët. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras. Në Spanjën jugore, më...
Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë kanë ndaluar fluturimet në bazën ajrore Brize Norton në Oxfordshire pasi nxehtësia ekstreme shkriu pistën. Në raportin e Sky News thuhet se ishin vendosur plane për të siguruar që operacionet të mos prekeshin, ndërsa nuk kishte asnjë përgjigje të menjëhershme nga Ministria e Mbrojtjes. Dy ditë më parë në Britaninë e Madhe...
Bllokada ruse ndaj eksporteve ukrainase po kushton shtrenjtë, e sipas shefi te diplomacisë europiane, Josep Borell, heqja e saj tashmë është kthyer në një çështje “jete apo vdekjeje për shumë qenie njerëzore”. Nuk mund të vazhdohet më me këtë situatë, u shpreh ai. “Shpresoj, dhe mendoj se e kemi një rreze shprese se këtë javë do të...
Mbretëria e Bashkuar do të bëhet shtëpia e “autostradës më të madhe” të dronëve automatikë brenda dy vitesh. Dronët do të përdoren në projektin Skyway të gjatë prej 264 kilometrave ku do të lidh në mes vete qyteza dhe qytete, duke përfshirë këtu edhe Cambridge dhe Rugby. Projekti është pjesë e...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME