Kryetari i Bordit të Drejtorëve të EEMZ, Millutin Gjukanoviq, tha se tani për tani nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe nuk do të ketë kufizime, por nuk mund të thotë se sa do të zgjasë kështu , sepse varet nga disa faktorë. Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe sektorit publik që të...
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj prezantuan këtë enjte paketën antikrizë.
Paketa e plotë përmbanë:
-Paketa e re e Rezistencës Sociale për të parën herë riindekson pensionet brenda të njëjtit vit me normën e re të inflacionit, duke e çuar në 9.5% indeksimin...
Presidenti italian, Sergio Mattarella, theksoi se Italia dhe Shqipëria janë dy vende që lidhen nga një miqësi historike, nga një dialog në nivel dypalësh shumë të fuqishëm, sipas tij, një dialog që gjen mbështetje edhe në deklaratën e përbashkët të partneritet strategjik që është nënshkruar mes dy vendeve. "Lidhja mes Italisë dhe Shqipërisë rritet dhe ushqehet më...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në Forumin Rajonal për Bizneset Sociale, një takim i organizuar me të rinj nga Ballkani Perëndimor. Kreu i Bashkisë tha se bashkëpunimi dhe fryma e bashkimit të të rinjve në rajon duhet të jetë shembull për të gjithë. “Fqinjët janë shumë të rëndësishëm, ndaj mos i merrni për të mirëqenë....
Stafi i Ambasadës së Iranit në Tiranë është larguar nga ambientet e selisë diplomatike, pas vendimit të autoriteteve shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Gjatë ditës së sotme godina e ambasadës është boshatisur nga personeli i saj, ndërsa më pas forcat policore kanë kryer kontrollet në godinë. Zyrtarisht nuk janë raportuar incidente, ndërkohë, në ambientet...
Bota
ERDOĞAN NË ZAGREB: TÜRKIYE NDJEK NGA AFËR TË GJITHA ZHVILLIMET NË BALLKAN DHE VAZHDON TË KONTRIBUOJË
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, theksoi se vendi i tij si pjesë e rajonit ndjek nga afër zhvillimet në Ballkan, duke theksuar se në këtë kontekst vazhdon kontributet e nevojshme. Duke folur rreth zhvillimeve në rajon, presidenti turk tha: "Si një vend i rajonit, Türkiye ndjek nga afër të gjitha zhvillimet në Ballkan dhe në këtë...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken premtoi ndihmë shtesë për Ukrainën gjatë një vizite të papritur në Kiev të enjten, të zhvilluar në kohën kur administrata Biden po synon të ndihmojë ushtrinë e këtij vendi të sulmuar prej muajsh që të rimarre territoret e pushtuara deri tani nga forcat ruse. Kjo është vizita e dytë në kryeqytetin...
Paundi britanik ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që prej vitit 1985. Një paund u shkembye së fundi me 1.145 dollarë, nivel ky që nuk shihej prej pothuajse 4 dekadash. Banka e Anglisë e pranoi se vështirësitë ekonomike në Mbretëri të Bashkuar, si dhe forcimi i dollarit, kanë rritur presionin mbi monedhën vendase....
Kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik Dritan Abazoviq tha se tani për tani ka një atmosferë pozitive në mbledhjet e shumicës së vjetër parlamentare, por se nuk ka kohë të mendoj për formimin e Qeverisë së ardhshme. “Nuk do të paragjykoja asgjë, të gjitha opsionet janë në tavolinë. Të gjithë mendojmë se atmosfera është dukshëm më e mirë....
Kryeministri i Malit të Zi në mandat teknik Dritan Abazoviq tha se cigaret e konfiskuara në tregun e zi kapin vlerën e mbi tre milionë eurove. Ai tha se kontrabanda e cigareve në Mal të Zi është klinikisht e vdekur dhe se kjo është një përpjekje për të dëmtuar Qeverinë. Ai tha se në këtë luftë nuk...









