Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë zyrtarisht në nivelin më të lartë që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike.
Ai shkroi në rrjetin social X se Marrëveshja Ndërshtetërore (G2G) mes Malit të Zi dhe SHBA-së është e shtata që Mali i Zi ka nënshkruar me vende mike dhe aleate.
“Në këtë mënyrë hapim dyert për investimet amerikane dhe teknologjitë moderne, ndërsa rezultatet e këtij bashkëpunimi do të flasin vetë në vitet që vijnë. Po ndërtojmë një Mal të Zi më të fortë dhe më të begatë, së bashku me partnerët tanë”, porositi Spajiq.










