Në margjinat e samitit të Brdo-Brijunit që do të nis punimet sot në Slloveni, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani. Gjukanoviq përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me Osmanin kanë diskutuar për stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane. “Diskutim me Presidenten e Kosovës, Vjosa...
Të gjitha llojet e derivateve të naftës në Mal të Zi prej nesër do të lirohen nga dy deri në nëntë centë, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lirë për nëntë centë në 1.26 euro,respektivisht tetë centë në 1.31 euro për litër. Në dy javët e ardhshme një litër...
Seanca e Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Kuvendin e Malit të Zi, e cila ishte caktuar për sot, nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit. “Nuk është mbajtur seanca e dytë e Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Kuvendin e Malit të Zi për shkak të mungesës së numrit të deputetëve”, thuhet...
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, ndërsa Bosnje e Hercegovinës statusin e shtetit kandidat deri në fund të vitit 2022. Pahor i bëri komentet në fund të samitit të Procesit Bërdo-Brioni, që u mbajt të hënën në Bërdo të Sllovenisë. Kjo thirrje, tha ai, është edhe...
Presidenti Bajram Begaj, ngriti alarmin të hënën në Takimin e Berdo-Brijunit se Ballkanit Perëndimor kërcënohet seriozisht nga aktorë të tretë. Duke folur në samitin e tij të parë ndërkombëtar pas zgjedhjes si president, Begaj u ndal tek sulmet kibernetike në vendin tonë, duke i cilësuar si dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit....
Është rikthyer sistemi TIMS në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, pas një bllokimi prej më shumë se 24 orësh, si pasojë e sulmit kibernetik të Iranit. Sistemi është tashmë në funksion të plotë dhe regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve në aeroport, do të bëhet përmes tij. Po ashtu sistemi TIMS është rikthyer edhe në pikën e kalimit...
Në Shqipëri ka filluar viti i ri shkollor 2022-2023 në institucionet e arsimit parauniversitar, për rreth 450 mijë nxënës në të gjithë vendin. Procesi mësimor ka filluar në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e vendit, në sistemin e arsimit publik dhe privat, ndërkohë, 29 mijë nxënës ulen për herë parë në bankat e shkollës. Me rastin e fillimit...
Në një moment vështirësie për të, Bashkimit Europian i mbërrin një ndihmë nga jashtë: Azerbajxhani njoftoi se do të rrisë këtë vit eksportet e gazit në Europë me 30 për qind. Ministri azer i Energjisë, Parviz Shahbazov, sqaroi se në tetë muaj gjatë këtij viti, Bakuja e ka furnizuar kontinentin e vjetër me 7.3 miliardë metra kub...
Në Kharkiv të Ukrainës është ndërprerë energjia elektrike dhe uji për shkak të sulmeve të forcave ruse ndaj objekteve të infrastrukturës dhe termocentraleve. "Situata e mbrëmshme u përsërit. Për shkak të bombardimeve u çaktivizuan objektet kritike të infrastrukturës. Si rezultat i kësaj u ndërpre energjia elektrike në Kharkiv, si dhe u ndërpre furnizimi me ujë", njoftoi nga...
Mbreti Charles III tha para Parlamentit britanik të hënën se është “i vendosur që me besnikëri” të ndjekë shembullin e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, teksa shtoi se deputetët britanikë janë “instrumenti i demokracisë sonë”. Gjatë ceremonisë në Parlament, Charles e shfrytëzoi këtë adresim për të nderuar nënën e tij dhe u zotua se do të...









