Asnjë nga 20 kompjuterët në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë nuk ka funksionuar dje, njoftoi ministri Vasilije Llallosheviq në seancën e Qeverisë. Kurse Bilana Shqepanoviq, Ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, tha se kompjuterët në ministrinë e tyre nuk funksionojnë, as emailet zyrtare, madje nuk mund të hyjnë në faqen zyrtare. Llallosheviq kërkoi krijimin e një grupi...
Bartësit e katër listave zgjedhore kanë nisur diskutimet për formimin e qeverisë në kryeqytet. Lideri i lëvizjes “Evropa tani”, Jakov Millatoviq, paraprakisht ka dërguar ftesë për takimin fillestar, ku kanë marrë pjesë: Jelena Boroviniq Bojoviq, bartësja e listës “Për të ardhmen e Podgoricës”, si dhe bartësit e listës: “Shkojmë o njerëz!” Danillo Saranoviq dhe "Podgorica mundet -...
Komuna e Ulqinit dhe Bashkia Shkodër firmosën marrëveshjen “Për nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Programit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri”. Ajo është konkretizuar gjatë një takimi të mbajtur në zyrën e kryetarit të bashkisë Shkodër Bardh Spahia, i cili priti delegacionin e Komunës Ulqin udhëhequr nga kryetari Omer Bajraktari. Siç thuhet, mundësitë janë të shumta si në...
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq, i cili drejton Ministrinë e Mbrojtjes, vizituan kazermën "Marko Milanov Popoviq" në Masline, ku u njoftuan me zhvillimin e infrastrukturës së këtij kompleksi të rëndësishëm të Ushtrisë së Malit të Zi. “Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për Ushtrinë e Malit të Zi, e...
Nesër duhet të vazhdojnë negociatat për rritjen e pagave në arsim, tha ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq dhe shtoi se është optimist për ato bisedime. Për TVMZ, Vojinoviq përkujtoi se me ministrin e Financave është rënë dakord për një rritje prej 15% në vitin e ardhshëm dhe se niveli prej 45% do të arrihet në vitin 2024...
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje në samitin në Berlin, i cili fillon më 3 nëntor. Marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale, sipas zyrtarëve të Qeverisë gjermane. Një zyrtar qeveritar në Berlin i tha Reuters-it se këto janë lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe...
Shtetet e bashkuara kanë dënuar djegien dhe shkatërrimin e makinave të qytetarëve serbë të cilët i kanë vendosur makinave të tyre targën RKS- Republika e Kosvës. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka konsideruar aktet e tilla si “frikacake dhe kriminale”, por në të njëjtën kohë ai ka përsëritur qëndrimin e shba-ve për shtyrjen e afati...
Ultimatumit të pedagogëve Kryeministri Edi Rama iu përgjigj se rritja më e madhe e pagave në këtë kohë krize iu është bërë pikërisht atyre. Kreu i qeverisë la të kuptohet se kërkesa e tyre për rritje të rrogave me 50% është e pamundur. “Nuk iu është rritur rroga 15% mësueseve që janë këtu bashkë me këta fëmijë...
Rusia tha të mërkurën se do të rikthehet në marrëveshjen që mundëson eksportimin e produkteve të grurit nga Ukraina. Moska pezulloi pjesëmarrjen në fundjavë duke kërcënuar me përshkallëzim të krizës ushqimore në gjithë botën. Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë është arritur muaj më parë me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë. Ministria ruse e Mbrojtjes ka...
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë lëshuar për herë të parë raketa në ujërat e brigjeve të njëra-tjetrës, ngjarje kjo që shënon një tjetër rritje të tensioneve mes tyre. Seuli u hakmor të mërkurën, tre orë pasi Pheniani lëshoi një raketë që u ndal më pak se 60 km nga qyteti jugor Sokcho. Ushtria e...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME