Foto: Ilustrim Fatura mesatare e energjisë elektrike për familjet në Mal të Zi gjatë muajit gusht ishte 49.31 euro, njoftoi Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ). Familjet kanë konsumuar 173.6 milionë kWh energji elektrike, që është 17.48% më shumë se në korrik dhe 21.25% më shumë krahasuar me gushtin e...
Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore Dhuna mes bashkëmoshatarëve është një problem sistemik që kërkon bashkëpunim të institucioneve, ndërsa Mali i Zi ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme dhe të ndërlidhura, përgjegjësi të qarta institucionale dhe mekanizma adekuatë për matjen e rezultateve. Këto vlerësime u...
Foto: Drejtoria e Policisë / Uprava Policije Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nisur një nismë për analizimin dhe rishikimin e kufizimeve aktuale të shpejtësisë në rrugët e Malit të Zi, me qëllim që ato të përshtaten me gjendjen reale të rrugëve dhe rreziqet e sigurisë në segmente të caktuara.
Me 62 vota për dhe 8 vota kundër, Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti. Pas votimit, Kurti ka paraqitur para deputetëve ekspozenë e qeverisë së re, duke theksuar se ky mandat do të fokusohet në forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të votimit të së dielës, me ç’rast u bë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i Qeverisë së re, por shtoi se i takon gjykatës më të lartë në vend që të japë vlerësimin rreth kushtetutshmërisë së themelimit të këtyre institucioneve. “Jemi në dijeni...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje liderëve politikë dhe deputetëve që të arrijnë një kompromis për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke paralajmëruar se shkuarja sërish në zgjedhje do të ishte e panevojshme dhe në dëm të interesit publik. Në mbledhjen e parë të Qeverisë së re, Kurti tha se Kosova...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se përkushtimi i Aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar, pavarësisht zhvillimeve të mundshme lidhur me aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin më 16 shtator...
Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka propozuar reforma në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, sipas të cilave vendet e reja anëtare mund të heqin dorë për një periudhë të caktuar nga e drejta e vetos në vendimet që merren me konsensus. Sipas draftit të reformës, BE-ja mund të kufizojë përkohësisht fondet...
Çmimi i naftës Brent kaloi të hënën mbi 108 dollarë për fuçi, pas goditjes së një anijeje tregtare në ngushticën e Hormuzit, ku një anëtar i ekuipazhit humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën. Në të njëjtën kohë, Arabia Saudite njoftoi mbylljen e përkohshme të tubacionit të saj kryesor East-West, i cili...
Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 20-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Turizmit dhe Sportit të Shqipërisë, do të organizojë në Podgoricë ekspozitën personale “My City” të piktorit të njohur shqiptar Arben Golemi.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME