NË MAL TË ZI USHQIMET U SHTRENJTUAN 48%, NDËRSA PAGA MINIMALE U RRIT 102%

Foto: Shutterstock

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Mal të Zi janë rritur me 48% nga gushti i vitit 2021 deri në gusht 2026, ndërsa paga minimale bruto është rritur me 102%, sipas një analize të Euronews Business, bazuar në të dhënat e Eurostatit.

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të çmimeve, rritja e pagës minimale ka tejkaluar inflacionin e ushqimeve, duke bërë që fuqia blerëse e pagës minimale për ushqime të jetë rritur me rreth 37% krahasuar me pesë vite më parë.

Mali i Zi renditet i treti ndër 26 vendet e analizuara për rritjen e pagës minimale, pas Turqisë dhe Serbisë, ndërsa për shtrenjtimin e ushqimeve është i shtati në mesin e 35 shteteve evropiane.

Megjithatë, analiza thekson se këto të dhëna nuk tregojnë nivelin absolut të pagave apo standardin e përgjithshëm të jetesës, pasi nuk përfshijnë shpenzime të tjera si qiratë, faturat dhe taksat.

SHARE