ZGJIDHET QEVERIA E RE E KOSOVËS, KURTI RIKTHEHET NË KRYE TË EKZEKUTIVIT ME 62 VOTA PRO

Me 62 vota për dhe 8 vota kundër, Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti. Pas votimit, Kurti ka paraqitur para deputetëve ekspozenë e qeverisë së re, duke theksuar se ky mandat do të fokusohet në forcimin e sigurisë dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në fjalën e tij, Kurti u ndal edhe te zhvillimet në Gjykatën Speciale dhe procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor për drejtuesit e UÇK-së. Kërkesa e prokurorisë është e padrejtë dhe në shpërputhje. Qëndrimi im dhe i qeverisë është i qartë, gjenocidin e ka kryer Serbia dhe asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë atë”, tha Kurti.

Kryeministri deklaroi se nuk do të paraqesë një ekspoze të re qeverisëse, duke e lidhur këtë edhe me zhvillimet politike dhe zgjedhjet e shpeshta në Kosovë.

“Të nderuar deputetë, nuk do të kem ekspoze të re”, tha Kurti.

“Ky mandat është për të kthyer fuqishëm sigurinë dhe mirëqenien në sigurinë e qytetarëve”, shtoi ai, duke theksuar se ekspozja nuk është e re për shkak të zgjedhjeve të shpeshta.

SHARE