Në kohën kur presidenti amerikan Donald Trump po shton presionin ndaj Iranit, duke mos përjashtuar edhe gjasat e një ndërhyrjeje ushtarake atje, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas njoftoi se blloku ka shumë gjasa ta përfshijë Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste. “Po vendosim sanksione të reja ndaj Iranit...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur kërcënimin e tij ndaj Iranit që të arrijë një marrëveshje mbi programin bërthamor, duke paralajmëruar se në të kundërtën Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin një sulm “shumë më të ashpër” sesa ai i vitit të kaluar. Trump tha të mërkurën se një “armatë e madhe” amerikane po...
Stuhia e fuqishme Kristin ka shkaktuar pasoja tragjike në Portugali, duke lënë pas gjashtë viktima, dëme masive materiale dhe rreth 1 milion qytetarë pa energji elektrike. Me erëra që arritën shpejtësinë rekord prej 202 kilometra në orë, Kristin konsiderohet një nga fenomenet meteorologjike më të rënda që ka goditur vendin në dekadat e fundit.
 Foto: Shutterstock Portparoli i Gjykatës Kushtetuese, Danillo Ajkoviq, njoftoi se Gjykata ka vendosur se dispozita e ligjit mbi tregtinë e brendshme që parashikonte ndalimin e punës së dyqaneve të dielave dhe gjatë ditëve të festave është e pavlefshme dhe jo kushtetuese. Vendimi u mor pasi u vlerësua se ligji shkelte...
Foto: presjednik.me Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka dërguar një letër kominionerës për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, duke tërhequr vëmendjen mbi vështirësitë që hasin transportuesit profesionalë të mallrave për shkak të zbatimit të rregullores ETIAS dhe sistemit të hyrje/daljes së Schengenit (EES). Në letrën e tij,...
Foto: Ilustrim Unioni i Punëdhënësve i ka bërë thirrje Qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse që sa më shpejt të trajtojnë problemin që është shkaktuar nga bllokada e pikave kufitare dhe ndalimi i trafikut të mallrave. "Respektimi i së drejtës për protestë është legjitim, por vetëm deri në kufijtë që mbrojnë ekonominë...
Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme të martën, më 10 shkurt, në orën 11:00, për të zhvilluar votimin e dytë mbi kandidaturën për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Kandidatura e propozuar është Predrag Krstonijeviq, ndërsa...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në një seancë maratonë marrëveshjen me Italinë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, me 85 vota pro, pa kundërshtime apo abstenime. Marrëveshja do të hyjë në fuqi pas dekretimit nga presidenti Bajram Begaj dhe publikimit në Fletoren Zyrtare. Qeveria shqiptare thekson se marrëveshja synon...
Sot u zhvillua tryeza e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku pjesëmarrës ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili foli dhe për prodhimet ‘Made in Albania’. Rama u shpreh se qeveria mbështet prodhimin ‘Made in Albania’, ndërsa shtoi se do të jetë pasaportë për Bashkimin Europian. “Shqipëria do jetë anëtare...
Evropa duhet të shtojë përpjekjet për mbrojtje dhe të luajë një rol më të madh në NATO, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka "tronditur marrëdhënien transatlantike deri në themel", tha të mërkurën kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas. "Le të jem e qartë: ne duam lidhje të forta transatlantike. SHBA-të do të mbeten partnere dhe aleate e...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME