Lajme
QTD: “Të gjithë për qytetin tonë” 38.1%, Evropa Tani 21.7%, “Për të ardhmen e Podgoricës” 18.2%
0
Koalicioni “Të gjithë për qytetin tonë” fitoi 38,1 për qind të votave (24 mandate) në zgjedhjet në Podgoricë, dhe lëvizja “Evropa Tani” ka 21,7 për qind (13 mandate), sipas të dhënave nga Qendra për Tranzicionin Demokratik (QTD) bazuar në 100 për qind qendrat e votimit të përpunuara. Siç është njoftuar në faqen e QTD-së, koalicioni “Për të ardhmen...
Qendrat e votimit janë mbyllur në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera, ku sot janë mbajtur zgjedhjet lokale. Zgjedhjet u mbajtën në Podgoricë, Tivar, Bijello Pole, Plevle, Rozhajë, Budva, Danillovgrad, Zetë, Tivat, Plavë, Kollashin, Zhablak, Pluzhine dhe Shavnik. Të drejtë vote kishin rreth 350 mijë qytetarë. Qendra për Tranzicion Demokratik, e cila monitoroi zgjedhjet, njoftoi se ishte...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen do të jetë në Mal të Zi të shtunën, më 29 tetor, në kuadër të vizitës së saj në vendet e rajonit. Leyen e paralajmëroi vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor gjatë Samitit të komunitetit politik evropian në Pragë në fillim të këtij muaji, kur tha se Ballkani...
Vazhdimi i bashkëpunimit mes Malit të Zi dhe Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në sferën e ekonomisë është i një rëndësie vendimtare, duke pasur parasysh se marrëdhëniet mes dy vendeve tashmë janë të shkëlqyera dhe se ato janë duke u zhvilluar dhe përmirësuar vazhdimisht, u vlerësua në takimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Çështjeve Evropiane, Jovana...
Parlamenti i Malit të Zi shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe ministrin e Jashtëm Ranko Krivokapiq me votat e 41 deputetëve. Për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk ishte shumica e nevojshme prej 54 deputetësh. Në votim nuk morën pjesë deputetët e PDS, SD, SDP dhe Partisë Liberale. Më herët, me propozim të kryetares së...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, bëri të ditur Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Sipas tij, samiti në rajon do të konfirmojë angazhimin e shtuar të BE-së. "Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për BE-në. Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin," shkroi Michel në Twitter.
Heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën në Podgoricë dhe 13 komuna fillon në mesnatë dhe të drejtën e votës kanë rreth 350 mijë qytetarë. Përveç në Podgoricë, zgjedhje do të mbahen edhe në Tivar, Bijello Pole,Plevle, Rozhajë Budva, Danillvgrad, Zetë, Tivat, Plavë, Kollashin, Zhablak, Plluzhinë dhe Shavnik. Qendrat e votimit...
"Mali i Zi për herë të parë do të fitojë Ligjin për Qeverinë, i cili do të rregullojë qartë veprimet e ekzekutivit dhe do të kufizojë keqpërdorimin e pushtetit të tij”, u vlerësua në tryezën e rrumbullakët me rastin e diskutimit publik mbi Projektligjin për Qeverinë.
“Projektligji që...
Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sot duhet të votojnë për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi. Komisioni Kushtetues propozoi që në këto pozita të zgjidhen Snezhana Armenko, Ilija Vukçeviq, Jadranka Novakoviq dhe Jellena Ruzhiçiq. Partia Demokratike e Socialistëve njoftoi dje se nuk do të marrë pjesë në votimin për gjyqtarët...
Pagat e punonjësve në arsim do të rriten për 15 për qind nga 1 janari 2023, me përpjekje për të vazhduar rritjen, me dinamikë të njëjtë apo të ngjashme, edhe gjatë vitit 2024 dhe 2025, njoftoi Ministria e Financave. “Duke marrë parasysh parashikimet e kontratës kolektive të degës për fushën e arsimit, pra parametrat makroekonomikë, inflacionin dhe...








