Mali i Zi është duke punuar në përmirësimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, tha ministri Fatmir Gjeka, duke shtuar se është duke u bërë hartimi i ligjit të ri për mbrojtjen e barazisë dhe ndalimin e diskriminimit. Gjeka, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara...
Përfaqësues të klubeve parlamentare të qeverisë dhe opozitës kanë biseduar me ekspertët e Komisionit të Venecias për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe ligjin për Presidentin. “Veçanërisht u theksua se nuk do të kishte shumë diskutime për gjithçka nëse Mali i Zi do të kishte një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe u nënvizua edhe një herë se...
Natyra e kërcënimeve globale të sigurisë me të cilat përballemi janë shumë sfiduese për përpjekje të suksesshme individuale. „Prandaj ballafaqimi i përbashkët me ta është jo vetëm i dëshirueshëm, por edhe absolutisht i nevojshëm,“ theksoi kreu i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, në Konferencën e Iniciativës A5, e cila u mbajt...
Qeveria aktualisht nuk po e shqyrton kthimin e kontributeve shëndetësore, tha ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq për Televizionin e Malit të Zi. Megjithatë, Damjanoviq pretendon se Gjykata Kushtetuese do të konsultohet para se të merret ndonjë vendim dhe se nëse rikthehet sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, vetëm ata me të ardhura shumë herë më të larta se mesatarja...
Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët k tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në protestën e mbajtur më 28 nëntor, protestuesit kënduan himnin kombëtar...
Shqipëria shënon sot 78-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, ndërkohë në të gjithë vendin janë organizuar ceremoni dhe aktivitete të ndryshme nga institucionet. Ceremonia qendrore zyrtare për Ditën e Çlirimit të Shqipërisë është organizuar në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Tiranë, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë dhe përfaqësuesve të organizatave të veteranëve. Presidentit...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një intervistë për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, se Kosova do të dorëzojë në dhjetor aplikimin për anëtarësimin në bashkimin evropian, përkrah vendeve si Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Shefi i qeverisë së Kosovës pranoi se është i ndërgjegjshëm që anëtarësimi nuk do të jetë i shpejtë sidoqoftë. “Sigurisht, ne...
Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në Bruksel. Në takimin e këtij grupi, të njohur si Coreper, vendimi pritet të miratohet pa diskutim, pasi për tekstin e tij, vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 22 nëntor, në një takim...
Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa, në Havai ka shpërthyer për herë të parë pas gati 40 vjetësh. Llava është lokalizuar në perimetrin e parashikuar, por banorët e zonave në afërsi janë paralajmëruar për rrezikun e hirit vullkanik. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Vullkani...
Ministrat e Jashtëm të NATO-s po takohen për dy ditë me radhë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e hapi takimin duke thënë se NATO është e përgatitur të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj dhe se mbështetja e tyre për Ukrainën do të vazhdojë e palëkundur “Në të vërtetë ne të...







