PROTESTUESIT SËRISH KËRKOJNË MBAJTJEN E ZGJEDHJEVE TË REJA

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët k tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në protestën e mbajtur më 28 nëntor, protestuesit kënduan himnin kombëtar të Malit të Zi, bartën flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe mbajtën pankarta me mesazhe sikurse “Për Malin e Zi, për BE-në”, “Nacionalizmi është i shfrenuar dhe aty bie Kushtetuta”, “Nuk do t’i bëjmë gati valixhet” e të ngjashme. Organizatorët thanë se Mali i Zi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë në shitje. Protestuesit i thanë kryeministrit të Qeverisë në detyrë, Dritan Abazoviq, se hyrja e Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur, do të ishte e papranueshme dhe se Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në “botën fantazmë serbe”, siç e quajtën ata këtë nismë rajonale. Pas fjalimeve para protestuesve, qytetarët parakaluan nëpër Podgoricë, dhe tubimi u përmbyll pa ndonjë incident.

SHARE