Veriu i Kosovës vijon të jetë ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Serbët të cilët protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq janë ende në barrikadat e vendosura. Shkollat në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura, ndërsa pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudarë afër Zveçanit. Presidenti i Serbisë,...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë...
Qeveria synon hapjes e një gare ndërkombëtare brenda vitit të ardhshëm për ndërtimin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano. 46 % të vlerës së investimit do të jetë nga qeveria e Shqipërisë, dhe 54% kompania fituese e garës ndërkombëtare. Kryeministri Rama në prezantimin e projektit ideuar nga studio holandeze “Royal Haskoning DHV” foli...
Për shkak të motit të lig në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha fluturimet në aeroportin Stansted janë anuluar dhe ky aeroport ka mbyllur pistat e tij. Aeroporti i Heathrow dhe Gatwick, po ashtu, kanë anuluar apo shtyrë fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla e ftohtë kanë mbërthyer Britaninë.Në Skoci, Londër dhe në jugperëndim të Anglisë është lëshuar...
Tre fëmijë, të moshës tetë, dhjetë dhe 11 vjec, humbën jetën pasi ranë në një liqen të ngrirë afër Solihullit në Britaninë e madhe. Djemtë u dërguan në spital pasi u nxorrën nga uji i acartë por nuk mundën të mbijetonin. Mendohet se ata po luanin në akull në parkun Babbs Mill në Kingshurst. Një djalë tjetër...
BE do të diskutojë për një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë Luftime të ashpra po vazhdojnë në Ukrainë, teksa forcat ruse po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike në Donjeck dhe Luhansk duke i lënë banorët në errësirë dhe në temperatura nën zero. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se në Luhansk, forcat ruse po vazhdojnë...
Një takim tjetër i përfaqësuesve të klubeve parlamentare në Kuvend nuk dha rezultate - ende nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.  Përfaqësuesit e subjekteve parlamentare janë takuar sërish sot, në orën 17:00, me rastin e krizës politike për shkak të zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.  Kjo la të pashfrytëzuar një mundësi tjetër për...
Në Shavnik sot për të tetën herë është ndërprerë votimi i përsëritur në dy vendvotime - në ndërtesën e Komunës dhe në Krushevicë.  Votimi në të dyja vendet është ndërprerë për shkak se anëtarët e komisionit zgjedhor nga koalicioni “Për të ardhmen e Shavnikut” nuk kanë lejuar personat që nuk janë nga Shavniku të ushtrojnë të drejtën...
Delegacioni i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s nga Roma do të qëndrojë në Mal të Zi dy ditët e ardhshme, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Delegacioni do të drejtohet nga komandanti i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, Olivie Ritiman. “Vizita realizohet si pjesë e një udhëtimi studimor për pjesëmarrësit e Kursit për oficerë të rangut të lartë nga 30 vende...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, duke theksuar se sulmet mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimit të Ligjit në Kosovë (EULEX) janë të dënueshme pa asnjë ekuivok sipas tij, ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj Policisë së Kosovës, transmeton Anadolu Agency (AA).

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME