MOTI I LIG SHKAKTON ANULIM TË FLUTURIMEVE NË BRITANI

Për shkak të motit të lig në Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha fluturimet në aeroportin Stansted janë anuluar dhe ky aeroport ka mbyllur pistat e tij. Aeroporti i Heathrow dhe Gatwick, po ashtu, kanë anuluar apo shtyrë fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla e ftohtë kanë mbërthyer Britaninë.Në Skoci, Londër dhe në jugperëndim të Anglisë është lëshuar paralajmërim deri në mëngjesin e së hënës. Trenat, po ashtu, kanë pasur vonesa dhe shoferët janë paralajmëruar që të ngasin me kujdes, pas disa aksidenteve në trafik.Në njoftimin e aeroportit Stansted, të lëshuar të dielën mbrëma, u tha se nuk është mbyllur vetëm pista për shkak të reshjeve të borës, por për shkak të motit të keq janë anuluar të gjitha fluturimet.Ndërkaq, për shkak të motit të lig, në aeroportin Heathrow të dielën u anuluan më shumë se 50 fluturime.​

SHARE