TRAGJEDI NË LIQENIN E NGRIRË / HUMBIN JETËN TRE FËMIJË, RANË NË UJIN E ACARTË

Tre fëmijë, të moshës tetë, dhjetë dhe 11 vjec, humbën jetën pasi ranë në një liqen të ngrirë afër Solihullit në Britaninë e madhe. Djemtë u dërguan në spital pasi u nxorrën nga uji i acartë por nuk mundën të mbijetonin. Mendohet se ata po luanin në akull në parkun Babbs Mill në Kingshurst. Një djalë tjetër i moshës gjashtë vjec, mbetet ndërkohë në spital në gjendje kritike. Autoritetet nisën kërkimet në liqen për të përcaktuar saktësisht se cfarë kishte ndodhur dhe nëse edhe ndokush tjetër kishte rënë në ujë. Shërbimet e emergjencave u thirrën në vendngjarje pak pas orës 14.30 minuta të së dielës, kur edhe u raportua se katër fëmijë që po luanin mbi akull kishin rënë në liqen. Publiku dhe oficerët e policisë shkuan fillimisht pranë ujërave të acartë në përpjekje për ti nxjerrë që andej fëmijët por u desh mbërritja e zjarrfikësve profesionistë për ta bërë të mundur këtë. Dëshmitarët thanë se dy fëmijë po luanin mbi akull në momentin kur ky i fundit u kris dhe se fëmijët e tjerë vrapuan tu shkonin në ndihmë shokëve të tyre që ranë në ujë, duke hyrë kështu edhe vetë në telashe. Temperaturat kishin rënë nën 1 gradë celcius në zonë në kohën e incidentit. E gjithë britania ndërkohë është përfshirë nga një valë moti të keq dhe bora që ka mbuluar vendin dy ditët e shkuara po shndërrohet tani në akull. Shumë rrugë janë mbyllur, qindra fluturime janë anuluar, trenat janë ndalur dhe shkollat janë mbyllur ndërsa një masë acari arktik ka mbështjellë vendin me temperaturat që do të bien deri në -15 gradë celcius gjatë natës

SHARE