VERIU I KOSOVËS ENDE I BLLOKUAR/ TË PRANISHME BARRIKADAT E VENDOSURA NGA SERBËT, MBYLLEN SHKOLLAT

Veriu i Kosovës vijon të jetë ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Serbët të cilët protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq janë ende në barrikadat e vendosura. Shkollat në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura, ndërsa pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudarë afër Zveçanit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësorë. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht përPër shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Pas seancës së Këshillit, presidenti i Serbisë  tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe theksoi se do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ata të Britanisë së Madhe në Prishtinë dhe Beograd kanë reaguar përmes deklaratave të përbashkëta për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar largimin e barrikadave të vendosura në veri. Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi se Kosova ka shtyrë zgjedhjet lokale,  porSerbia ka vazhduar të rrisë tensionet, duke mos vepruar në mënyrë të njëjtë si Kosova në këtë situatë të tensionuar. „Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Kosova dhe Serbia duhet të shtensionojnë situatën, tha të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. “Ato duhet t’i kthehen dialogut, duhet ta kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë”, tha ai para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

SHARE