Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se presidentët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor do të vijnë në inaugurim të shtunën. Këtë ai e ka thënë pas një bisede me kreun e shtetit në largim, Millo Gjukanoviq. Gjukanoviq tha se ata kanë vazhduar dialogun...
Mali i Zi mbetet fuqimisht i përkushtuar për ndalimin e përhapjes së pakontrolluar të armëve të vogla dhe të lehta, dhe është plotësisht i përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, tha ministri i Brendshëm, Filip Axhiq. "Përmirësimi i legjislacionit në fushën e...
Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Vuk Kadiq, tha se ndryshimet në Rregulloren e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, të cilat përcaktojnë numrin e personave të siguruar që mund të regjistrohen tek një mjek i zgjedhur, e kanë bërë shumë më të lehtë për mjekët e zgjedhur. Ndryshimi më i madh vërehet tek mjekët...
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Malit të Zi ka njoftuar përfituesit e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor se nesër, më 19 maj 2023, do të fillojë pagesa e pensioneve për muajin prill 2023. Pensioni mesatar për muajin prill është 374,13 euro, ndërsa fondet totale të nevojshme për pagesën e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon të mërkurën mbrëma me këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialog dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat veriore më 23 prill. Sipas njoftimit të Kryeministrisë, diskutimi për...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot (e enjte) marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, për ndërtimin e urës mbi Bunë. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Boiana”, u miratua me 97 vota...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 18 maj se është duke u kërkuar serbëve ta ruajnë paqen, para betimit që do të bëjnë katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës. “Nesër do të mbahet. Ata do të tentojnë të mbajnë seanca konstituive në ndërtesën në veri të Mitrovicës, për tri...
Presidenti çek, Petr Pavel dhe ai finlandez, Sauli Niinisto shfrytëzuan Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Evropës në Reykjavik të Islandës për të shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion. Edhe pse ky samit iu dedikua Ukrainës, Pavel në fjalën tij tha se Kosova duhet të...
Reshje të fuqishme me stuhi kanë trazuar prej ditësh rajonin turistik të Emilia-Romagnas dhe Marken në Itali. Pasojat janë dramatike me përmbytje në zonat përgjatë brigjeve të Adriatikut. Sipas të dhënave zyrtare të paktën tetë vetë kanë humbur jetën. Një ndër viktimat ishte një i...
Montana është bërë shteti i parë amerikan që e ka ndaluar aplikacionin kinez të videove të shkurtra, TikTok. Guvernatori i Montanas, Greg Gianforte, e ka nënshkruar dokumentin në ligj, të mërkurën. “Për të mbrojtur banorët e Montanas, të dhënat personale dhe private nga Partia Komuniste Kineze, e kam ndaluar TikTok-un në Montana”, ka...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME