Rajoni italian Emilia Romanja do të rimëkëmbet nga vërshimet shkatërruese të kësaj jave, duke i marrë parasysh mësimet e mësuara nga tërmeti i vitit 2012, ka thënë guvernatori rajonal, Stefano Bonaccini, të premten. Numri i të vdekurve, si pasojë e vërshimeve – të shkaktuara nga reshjet e shiut – ka arritur në 14.
Disa qytete në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, gjatë natës së kaluar ishin cak i sulmeve ajrore ruse, ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky arriti në Japoni, më 20 maj, në samitin e Grupit shtatë (G7) të ekonomive udhëheqëse të botës. Autoritetet ushtarake ukrainase thanë se gjatë natës, 18 dronë u rrëzuan mbi kryeqytet.
Një pjesë e pjesëmarrësve të protestës së tretë “Serbia kundër dhunës” e kanë kaluar natën duke bllokuar një pjesë të autostradës ndërkombëtare në Beograd, në blloqet e pjesës së re të qytetit, afër pompës së karburanteve “NIS”, transmeton agjencia Beta. Bashkë me disa tenda në autostradë ka pasur edhe thasë për gjumë dhe karrige...
Shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe Bashkimit Evropian kanë përsëritur thirrjen ndaj Qeverisë së Kosovës që të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Në një deklaratë të QUINT-it thuhet se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016,...
Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka bërë betimin sot para deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi dhe ka marrë detyrën e Presidentit të Shtetit.  “Betohem se do t'i kryej detyrat e presidentit me përgjegjësi, nder, ndërgjegje, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe ligjit,” tha...
Këshilltari i kryeministrit për Politikën e Jashtme, Gjorgje Radulloviq, mori pjesë në Takimin e Koordinatorëve Kombëtarë për Procesin e Berlinit, që po mbahet sot në Tiranë, në kuadër të Presidencës së Republikës së Shqipërisë të kësaj nisme. Radulloviq theksoi rëndësinë e ratifikimit të tre marrëveshjeve për lëvizshmërinë të nënshkruara nga liderët e vendeve...
Qendra shëndetësore e Podgoricës ka bërë të ditur orarin e punës së atij institucioni shëndetësor gjatë festës kombëtare të Pavarësisë. Në Qendrën Shëndetësore të Kryeqytetit, gjatë ditëve të festave të datave 21, 22 dhe 23 maj qytetarët do të kenë kujdes shëndetësor në objektet: “Bllok V”, “Nova Varosh”, “Konik”, “Tuz” dhe “ Zetë"....
Drejtoria për Çështje të Inspektimit apelon tek të gjitha subjektet ekonomike, të cilat merren me tregti me shumicë dhe pakicë, që të respektojnë Ligjin për tregtinë e brendshme, i cili parasheh që tregtia me shumicë dhe pakicë nuk mund të bëhet të dielave dhe në ditë festash kombëtare dhe të tjera. “Prandaj, ju...
Periudha e provimeve për dhënien e patentës për shofer do të mbahet në javën nga data 29 maj deri më 4 qershor 2023, njoftoi Ministria e Arsimit. Në këtë periudhë do të mbahet vetëm pjesa praktike e provimit në përputhje me kërkesë të Shoqatës së Autoshkollave të Malit të Zi.
Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë betimin para Kuvendit Komunal, procedurë kjo solemne për të marrë detyrën si kryetar. “Unë, Erden Atiq, betohem se do t’i ushtroj kompentencat e mia me nder, besnikëri, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që t’i siguroj kushtet për një...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME