Akomodimi privat në Mal të Zi është më i përballueshëm në rajon dhe rritja e çmimit, e cila mund të shkojë deri në 30 për qind, nuk e ndryshon faktin që ne kemi objektet më të përballueshme në Adriatik, tha presidentja e Shoqatës së Akomodimit Privat në Mal të Zi, Branka Xhoganoviq.
Ajo...
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar të hënën se Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Sipas Gërvallës, Komiteti që përfaqëson 46 shtetet anëtare të KE-së, mori këtë vendim në një mbledhje...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Prej gjithsej 45.095 qytetarëve me të drejtë vote në katër komunat e veriut, vetëm 3,47 për qind e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre...
Bashkimi Evropian tha se zgjedhjet e parakohshme lokale, të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, “nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike” për këto komuna të banuara me shumicë serbe.
“Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione, dhe që Kosova të mundësojë...
Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan se numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të përleshjeve që vazhdojnë midis ushtrisë dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) në Sudan është rritur në 427.
Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e Koordinimit Humanitar të OKB-së (OCHA), konflikti i nisur në Sudan...
Si të mos mjaftonte pakënaqësia masive që shkaktoi me reformën e tij të shumëkontestuar të pensioneve, shefi i Elizesë Emmanuel Macron i paralajmëroi francezët të përgatiten për një ashpërsim të inflacionit dhe një rritje të re të çmimeve deri në vjeshtë.
Komentet e tij, Macron i bëri në një intervistë dhënë gazetës “Le...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniqi, i ftoi qytetarët në veri të Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“Në këtë mënyrë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe t’i ndërtojnë institucionet legale demokratike”, tha Radoniqi gjatë një vizite në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve në...
Policia e Kosovës përsëriti të dielën se ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor në komunat veriore të Kosovës.
Në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq - që të gjitha komuna të banuara me shumicë serbe - po mbahen zgjedhjet e...
Kryeministri Edi Rama thotë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës është gati. Sipas tij, projekti është nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me financim 100% nga qeveria shqiptare.
“Projekti përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej...
Organizata e Kryqit të Kuq dhe ajo e Gjysmëhënës së Kuqe vërejnë muajt e fundit keqësim të madh të gjendjes së refugjatëve që kalojnë nëpër itinerarin e Ballkanit dhe Detit Mesdhe.
Federata e Kryqit të Kuq ashtu edhe ajo e Gjysmëhënës së Kuqe, IFRC i janë drejtuar me një apel qeverive të vendeve në itinerarin...









