Sot më shumë se kurrë jemi dëshmitarë të rëndësisë së stabilitetit dhe sigurisë dhe jemi krenarë që jemi pjesë e familjes euroatlantike, tha kryeministri Dritan Abazoviq me rastin e gjashtë vjetorit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.
Ai kujtoi përkushtimin strategjik të Malit të Zi për...
Marka globale e hoteleve Crowne Plaza po vjen në Kollashin dhe Mal të Zi, njoftoi kryeministri Dritan Abazoviq.
Përfaqësuesit e kompanisë Magnum Development dhe operatorit prestigjioz të hoteleve IGH nënshkruan projektin për ndërtimin e hotelit të kompanisë "Magnum Development" - "Crowne Plaza Kollashin”.
“Gjëja më e rëndësishme për zhvillimin tonë...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, priti shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, është bërë e ditur nga Zyra e Presidentit të Malit të Zi.
Siç thuhet në njoftim, temë e diskutimit ishte rruga evropiane e Malit të Zi, vizita e fundit e presidentit Millatoviq në...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë vazhduar takimet me liderë politikë në Prishtinë.
Ata fillimisht u takuan me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, e cila citohet t’u ketë thënë atyre se vetëm ndëshkimi i grupeve kriminale...
Është mbajtur në Prishtinë konferenca finale e Projektit të Bashkimit Evropian (BE) për mbështetjen e Forumit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF).
Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe industrisë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.
Të paktën 42 persona kanë mbetur të vdekur në Haiti pash reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan përmbytje gjatë fundjavës, thanë autoritetet e emergjencës të Haitit.
Njëmbëdhjetë të tjerë raportohet se janë ende të zhdukur dhe mbi 13.000 janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre të dëmtuara nga vërshimet.
Ukraina e ka akuzuar Rusinë se e ka sulmuar një digë të madhe në lumin Dnjepër në rajonin e Hersonit të pushtuar nga Rusia.
Pas këtij sulmi, Ukraina ka urdhëruar evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve nga ajo zonë, shkaku i rrezikut për përmbytje masive. Kievi tha se 24 vendbanime janë përmbytur, pasi që,...
Autoritetet indiane bënë thirrje të vazhdueshme më 6 qershor që familjarët të ndihmojnë në identifikimin e mbi 100 trupave që ende kanë mbetur në spitale, pasi 275 njerëz u vranë në përplasjen hekurudhore më vdekjeprurëse të vendit në më shumë se dy dekada.
Incidenti vdekjprurës hekurudhor i 2 qershorit – kur një tren...
Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë do të zhvillojë Festivalin Folklorik Kombëtar pas 8 vitesh mungesë dhe do të mbahet në Gjirokastër nga data 24 qershor deri më 1 korrik 2023.
Këtë qershor Gjirokastra do të mirëpresë artistë dhe grupe artistike nga 12 rajonet e vendit, si dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut,...
Me moton "Libri triumfon", është hapur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, edicioni i 23-të i Panairit të Librit.
Si çdo fillim qershori, panairi edhe sivjet ka bërë bashkë botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi, si dhe mijëra lexues që do të kenë rastin të shfletojnë...









