216 PERSONA TË PAPUNË FITUAN GRANTE NGA BE-ja

Deri më sot, falë Programit të Granteve të Vetëpunësimit, Mali i Zi është më i pasur nga 216 kompani dhe sipërmarrës të rinj, u njoftua në konferencën e Byrosë së Punësimit. Në konferencë, Drejtori i Byrosë të Sigurimeve Shëndetësore, Sulo Mustafiq, nënshkroi kontrata me përfituesit e granteve nga 3 në 7.5 mijë EUR nga fondet e Bashkimit Evropian. Në atë mënyrë, siç tha ai, BE kontribuon në uljen e ekonomisë gri dhe varfërisë, pra në rritjen e punësimit, përmes krijimit të vendeve të reja të punës. Vlera totale e granteve të dhëna sot për persona qe kane hasur ne vështirësi për tu punësuar, të rinj, gra dhe të papunë për një kohë të gjatë është 1.6 milion EUR.

SHARE