NATO ISHTE DHE MBETET RRUGA PËR NJË TË ARDHME TË QËNDRUESHME

NATO ishte dhe mbetet rruga për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme që nuk ka asnjë alternativë, shkroi Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Twitter. “Ne jemi krenar të shënojmë pesë vjet që kur Aleatët ftuan Malin e Zi të fillojë bisedimet e pranimit për anëtarësimin në NATO, e cila ishte dhe mbetet rruga për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme që nuk ka asnjë alternativë,” njoftoi Gjukanoviq në llogarinë e tij në Twitter. Siç deklaroi ai, në një kohë me shumë shtresa, sfida komplekse për shoqëritë tona, ne mbetemi besnikë pa kompromis, të përkushtuar ndaj vlerave dhe qëllimeve strategjike të Aleancës.

SHARE