Bartësi i Listës Shqiptare, njëheresh edhe kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së mandatarit Zdravko Krivokapiq. Sipas tij, një vëndim të tillë e kanë sjellē edhe për shkak të përbërjes së qeverisē, por edhe për shkak të disa zgjidhjeve të caktuara personale. Siç thekson Gjeloshaj, nuk kishte thirrje të sinqertë që pakicat të jenë pjesë e Qeverisë. “Nuk ishte folur shumë për funksionet, për ne koncepti më i rëndësishëm i qeverisë është programi. Ndryshe nga të tjerët, ne pas zgjedhjeve thamë që do ulemi dhe do bisedojmë. Ne respektojmë procedurën demokratike, demokracinë parlamentare. Parimi në demokracitë e zhvilluara është që pakicat të jenë pjesë e qeverisë. Dhe le të shohim nëse ftesa është e sinqertë apo zyrtare,” tha Gjeloshaj në programin e mëngjesit të RTMZ. Gjeloshaj pohoi se nuk kishin negociata, vetem bisedime. “I kemi ndëgjuar te dy palët, kemi bërë analizën dhe kemi vendosur se nuk mundemi të marrim përgjegjësinë që të jemë në një koncept të tillë, deklaroi Gjeloshaj. Ai tha se listës së tyre u janë ofruar funksione të ndryshme. Gjeloshaj nuk deshiroji të deklarohej se çfarë është e diskutueshme kur bëhet fjalë për përbërjen e re të qeverisë, dhe se ai do të deklarohet për gjithçka pas 100 ditësh punë. Poashtu, Gjeloshaj theksoi se parimet janë më të rëndësishme sesa hyrja në qeveri.