ISHP: 9 TË VDEKUR, 619 RASTE TË REJA

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë përfunduar analizën e 1777 mostrave të koronavirusit të ri, midis të cilave janë regjistruar gjithsej 619 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Që nga rezultatet e djeshme, 9 vdekje në lidhje me COVID19 janë raportuar në Institut në pacientë nga Podgorica (3), Cetinja, Budva, Tivari, Herceg Novi, Mojkovci dhe Bijello Pole. Deri në orën 17:00, raportohet shërimi në 259 pacientë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 në Mal të Zi është 9867.

SHARE