NGA SOT NUK KA MË RECETA TË SHTYPURA NGA MJEKËT

“Mjekët me rastin e përshkrimit të terapisë së nevojshme për pacientët nuk do të lëshojnë  më receta në formë të shtypur, përveç në situata të përcaktuara me ligj, për drogat ose substancat psikotrope, vetëm në këtë rast do të përshkruhen si recetat e deri tanishme. Realizimi i një recetë elektronike do të jetë e mundur në të gjitha farmacitë shtetërore dhe private në territorin e Malit të Zi, që do të thotë, se ilaçet e përshkruara nga mjeku i përzgjedhur do të merren në farmaci me librezë shëndetësore “, shpjegoi Çirgiq.

Ai theksoi se me qëllim të përshtatjes dhe kalimit gradual në model të ri, është mundësuar shtypja e Raportit mbi terapinë e përshkruar të cilin mjekët do të ua lëshojnë pacientëve në bazë të kërkesës personale.

“Kjo është në rastet e përshkruara të një numri të madh të recetave (një listë më të gjatë të terapisë së përshkruar), me qëllim të qasjes më të lehtë tek pacientët me rastin e realizimit të recetave”, vuri në dukje Çirgiq.

SHARE