Numri i personave të infektuar me koronavirus në gjithë botën ka prekur shifrën 50 milionë, prej kur ka nisur pandemia.
Rreth çerek i rasteve të infektimit është raportuar në 30 ditët e fundit.
Muaji tetor ka qenë më i rëndi për shtetet që janë përballur me pandeminë deri më tani.
Shtetet e Bashkuara janë kthyer në shtetin e parë që kanë raportuar më shumë se 100,000 të infektuar brenda ditës.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden është zotuar se do ta ketë prioritetet menaxhimin e pandemisë kur të nisë zyrtarisht punën në janar.
Ai pritet të prezantojë task-forcën e tij për koronavirus javën e ardhshme.
Shtetet në gjithë Evropën kanë vazhduar të raportojnë shifra rekorde të të infektuarve.
Evropa ka rreth 12 milionë persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi dhe 24 për qind të vdekjeve në nivel global.
Pas SHBA-së, India është shteti i prekur më së keqi në botë nga ky virus, me mbi 8.5 milionë raste.
Ky shtet është duke raportuar rreth 46,000 të infektuar në baza ditore.